Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ne jemi të gjithë evropianë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Trekëndëshi i ri i emocioneve gjeopolitike

Nga Dominique Moisi, “Project Syndicate”

Paris- “Unë nuk kam frikë”- bërtiti turma që doli në rrugët e Barcelonës, pasi një furgon u lëshua mbi këmbësorët në shëtitoren eLas Ramblas, duke vrarë të paktën 14 vetë dhe plagosur 130 të tjerë. Ishte reagimi më dinjitoz, dhe më i duhuri i mundshëm ndaj një sulmi terrorist, një shfaqje e fortë e unitetit, që i tejkalonte ndarjet e brendshme.

Ndërsa përçarjet mes, le të themi, spanjollëve dhe katalonjasve me siguri do të rishfaqen shpejt, ajo ndjenjë themelore e unitetit duhet të zgjasë. Pas sulmeve në Paris, Bruksel, Londër, Nisë dhe Berlin – për të mos përmendur Madridin në vitin 2004 – zgjedhja e Barcelonës si një objektiv nuk duhet të vijë si një befasi. Barcelona nuk është thjesht qyteti evropian që ka tërhequr numrin më të madh të emigrantëve nga Magrebi, veçanërisht Maroku; ajo është gjithashtu një simbol i dialogut ndërkulturor dhe tolerancës.

Në fakt, Las Ramblas – një nga atraksionet turistike më të njohura të qytetit – është në vetvete një simbol i hapjes:më shumë se 30 kombësi u përfaqësuan në mesin e viktimave.

Një nga të dyshuarit, pohoi më vonë se celula e tij terroriste po planifikonte gjithashtu të përdorte eksplozivë kundër monumenteve kryesore, duke përfshirë kishën e famshme të Barcelonës, Sagrada Familia, një shenjë kjo e qartë se ata po përpiqeshin të godisnin shpirtin e qytetit.

Sulme të tilla simbolike janë veçanërisht të rëndësishme sot. Me Shtetin Islamik, si frymëzuesin kryesor të terrorit transnacional në ditët e sotme, që është duke u përballur me humbje thuajse  në çdo front, grupi po përpiqet të përdorë çfarëdolloj armësh që ka ende në dispozicion – domethënë, aftësinë e tij për të frymëzuar terroristët e rinj të mundshëm nëpër botë.

“Celulat e fjetura” ndërkombëtare të ISIS-it, nuk përfshijnë domosdoshmërisht të “diplomuarit” nga kampet e trajnimit të Shtetit Islamik në vende si Iraku dhe Siria, sikurse ka ndodhur zakonisht me sulmet e al-Kaedës në të shkuarën. Përkundrazi, ato përbëhen nga emigrantë të brezit të dytë ose të tretë nga vendet myslimane, të cilët ndihen të shkëputur si nga vendi i tyre i lindjes por edhe nga ai i gjyshërve të tyre.

Ata janë të etur për të pasur një ndjenjë të qëllimit dhe identitetit – të mira emocionale që mund t’i ofrojnë në veçanti islami radikal dhe ideologjia e ISIS-it.

Në rastin e sulmit në Barcelonë, imami maroken Abdelbaki Es Satty, i cili vdiq në një shpërthim në fabrikën e ndërtimit të bombave për celulat terroriste, endohet të jetë përgjegjës për radikalizimin e sulmuesve të rinj.

Por, një kanal i tillë i pastër nuk është gjithmonë i nevojshëm; drejtuesi i sulmit terrorist në “Manchester Arena” në muajin maj të këtij viti, kishte bashkëpunëtorë që i njihnin planet e tij, por ai vetë nuk qe pjesë e ndonjë rrjeti terrorist.

Megjithëse Kalifati i vetëshpallur i ISIS-it është në prag të kolapsit, një rritje e sulmeve terroriste jashtë vendit është e mundur.

Kjo mund të inkurajojë më shumë myslimanë në Evropë që të denoncojnë me zë të lartë akte të tilla, sikurse ka bërë lëvizja “Jo në emrin tim!”. Kjo me siguri do t’i nxisë qeveritë të marrin masa më prozaike.

Për shembull, Franca, ka njoftuar tashmë planet për të rivendosur të ashtuquajturën “polici e afërt”, e cila do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e sigurisë në nivel komuniteti.

Një policim, i tillë mund të jetë një mjet informimi dhe parandalimi, dhe kësisoj mund të shërbejë si një përbërës efektiv i një strategjie më të gjerë, përfshirë edhe masat që variojnë nga forcimi i policisë kufitare dhe shërbimeve të inteligjencës, deri në ndërhyrjen ushtarake në Lindjen e Mesme ose Afrikë.

Por asnjë nga këto s’do të mjaftojë, për të adresuar krizën e identitetit të emigrantëve të brezit dytë dhe të tretë, të cilët janë provuar të jenë të prekshëm ndaj ideologjisë së ISIS-it.

Mënyra më efektive për ta trajtuar këtë problem, është nëpërmjet thellimit të integrimit, përmes politikave konkrete që mbështesin arsimin dhe asimilimin social, si dhe një dialogu më të hapur mes grupimeve të ndryshme.

Sigurisht, problemi është se një strategji e tillë kërkon kohë për të dhënë rezultate, dhe koha është elementi që u mungon demokracive perëndimore, kur bëhet fjalë për terrorizmin.

Përtej rrezikut të drejtpërdrejtë të viktimave të mëtejshme, ekziston një frikë në rritje në mesin e popullatave, të cilën politikanët populistë po përpiqen me padurim ta shfrytëzojnë.

Deri më tani, demokracitë perëndimore i kanë rezistuar kryesisht këngës së “sirenës së ksenofobisë”, dhe i kanë mbetur gjerësisht besnike vlerave liberale.

Nëse ISIS-i dëshiron të mbjellë farat e ndarjes dhe kaosit në Perëndim – veçanërisht në Evropë, që Shteti Islamik e cilëson si hallkën më të dobët – deri më tani ka dështuar.

Por lufta kundër terrorizmit islamik, është larg fundit. Ne duhet të mbetemi të duruar, elastikë dhe të bashkuar, brenda komuniteteve dhe vendeve tona – dhe gjithashtu si evropianë.

Sulmi i fundit me thikë në Finlandë, i kryer nga një adoleshent maroken, nënvizon realitetin se një vend nuk ka nevojë që të ketë një peshë të madhe në koalicionin kundër ISIS-it në Siri dhe Irak, për të qenë objektiv i sulmeve; mjafton të jesh një shoqëri e hapur evropiane.

Duke pasur parasysh këtë, nuk mjafton të thuhet:”Ne jemi të gjithë nga Barcelona”. Përkundrazi, ne duhet të themi:”Ne jemi të gjithë evropianë!”. Kjo nuk është thjesht një deklaratë simbolike; është frazë përshkruese, e cila duhet të jetë udhërrëfyese e përgjigjes sonë ndaj kërcënimit terrorist.

Ndërsa veprimi në nivel kombëtar, siç është bashkëpunimi anti-terror i Spanjës me Marokun, është i nevojshëm, ai mund të funksionojë vetëm në kontekstin e aksioneve më të gjera evropiane, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit mes shërbimeve inteligjente, një politikë të përbashkët ndaj emigrantëve, si dhe bashkëpunimin midis policisë dhe forcave të sigurisë.

Sot, teksa roli i Shteteve të Bashkuara si një aktore e qëndrueshme dhe një model legjitim po zbehet, Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbushur detyrimet e saj. Terrorizmi islamik mund t’i minojë apo forcojë këtë përpjekje. Një fitore vendimtare në luftën kundër tij, është e mundur vetëm nëse kjo luftë shërben si një burim uniteti në Evropë, që do të përforcojë lidhjet tona të rrënjosura thellë, si dhe idealet tona të përbashkëta demokratike.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 Shënim: Dominique Moisi është Këshilltar i Lartë në Institutin Montaigne në Paris  

Tags: EvropianeISISsulmi ne barcelonete gjitheterrorizmi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Takimi i 6 kryeministrave të Ballkanit në foto

Takimi i 6 kryeministrave të Ballkanit në foto

Ndërhyri në çështjet e Brexit, akuza ndaj Tony Blair

Ndërhyri në çështjet e Brexit, akuza ndaj Tony Blair

Analiza e Islamit: Si u rrudh PS në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e qershorit

Analiza e Islamit: Si u rrudh PS në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e qershorit







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite
Bota

“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite

by mirseda
08:46 | 30/03/2026
0

Fjalët e ashpra e deri diku vulgare të presidenti Donald Trump ndaj princit të kurorës saudite Mohammad...

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

08:30 | 30/03/2026
Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe

Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe

08:27 | 30/03/2026
“Kur ta kuptosh, do jemi në Myslym Shyr” Miri sqaron deklaratën e Selin?

“Kur ta kuptosh, do jemi në Myslym Shyr” Miri sqaron deklaratën e Selin?

08:24 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com