Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Në burg për vrasje, i akuzuari: Tahiri dha urdhër ‘gjeni autorin’, policët trafikantë më bënë ‘kokë turku’

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Në burg për vrasje, i akuzuari: Tahiri dha urdhër ‘gjeni autorin’, policët trafikantë më bënë ‘kokë turku’

Ajet Rexhepi, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin, pasi ky i fundit është grabitur, ka nxjerrë fakte të reja sipas tij dhe mohon kategorikisht të ketë lidhje me krimin. Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 shkurt të 2016-ës në fshatin Shkalle të Konispol. Viktimë mbeti 44-vjeçari Pajtim Shehu, ndërsa Rexhepi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me 24 vite burg.

Teksa është bërë protagonist i emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ Rexhepi në një lidhje telefonike nga paraburgimi i Vlorës hodhi poshtë akuzat, ndërsa theksoi se nuk e kishte vrarë ai bashkëfshatarin. Ai tha se ndaj tij nuk kishte asnjë provë, madje edhe përshkrimi që u bë për hajdutin, nuk kishte lidhje me të. Ajet Rexhepi, ish-punonjës policie, tha se në kohën kur ndodhi ngjarja, ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri u kishte bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes, drejtuesve të policisë së Vlorës, një prej tyre edhe Jaeld Cela (I shpallur në kërkim për trafik droge dhe lidhjet me grupin “Habilajt”), dhe atyre të Sarandës. Po ashtu ai vijoi me akuzat për drejtuesit e policisë, ndërsa shtoi se ai u bë kokë turku për të mbajtur ata vendet e punës, që sipas tij të merreshin me trafikun e drogës, akuzë për të cilën janë shpallur edhe në kërkim.

“Ministri Tahiri tha; ‘Të gjendet autori i vërtetë i ngjarjes, ose do të shkarkoheni të gjithë’. Por meqë donin të mbyllnin çështje e trafikut të drogës, drejtorët e policisë së Vlorës dhe Sarandës, më bënë mua kokë turku. Është ngritur një akuzë me ‘grabitje me pasojë vdekje’, ‘armëmbajtje pa leje’. Ai që ka bërë vjedhjen, ka bërë edhe vrasjen. Unë kam qenë punonjës policie, dhe i di shumë mirë se si prishen provat. Unë atë ditë isha pranë viktimës, por se vrara unë. Prita sa të vinte policia”, tha Ajet Rexhepi.

NGJARJA
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës së 13 shkurtit të 2016-ës, Arqile Poçi ka dëgjuar zhurmë në lokalin e tij, i cili ndodhet ngjitur me banesën ku ai banon. Edhe pse ishte natë, Poçi nuk ka ngurruar të marrë në telefon shokun e tij, Pajtim Shehun dhe t’i kërkojë ndihmë. Ky i fundit është treguar i gatshëm dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia e tij dykatëshe, që ndodhet rreth 500 m larg lokalit të Poçit. Mësohet se në pjesën e poshtme të lokalit, Shehu është qëlluar me një plumb në ballë, krim për të cilin akuzohet Ajet Rexhepi.

Ndërkohë, djali i të akuzuarit, Xhustjano bashkë me nënën e tij, ndodhen në studion e emisionit ‘Me zemer të hapur’, ndërsa mohuan kategorikisht se Ajet Rexhepi kishte lidhje me ngjarjen. Ajet sebashku me djalin e tij Xhustjanon kanë qenë në banesën e tyre duke pare televizor, kur kanë dëgjuar krismën. Kanë dal në ballkon për ta parë çfarë kishte ndodhur. Pasi, ata kishin në katin e pare supermarket dhe lokal dhe menduan se mos i thyen xhamat e biznesit. Nuk kane pare asgjë, vetëm Arqilen i cili po lëvizte me një elektrik dore. Pak me vone, ka kaluar një foristrad në fshat që ka marre një person dhe është larguar. Dyshohet se personi ka qene vrasësi, pasi nga kamerat del që ishte trup i shkurtër, i veshur me të zeza dhe me një kapele të zezë. Xhustjano ka dal nga banesa me babain dhe kanë pyetur Arqilen qe kush ishte ajo makinë dhe nëse i kishte marrë nje targe. Kaluan minuta të tera dhe kanë dal dhe banorë të tjerë, ku më pas gjetën dhe trupin e viktimës që ndodhej mbrapa shtëpisë së Arqilesë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Dyshohet se në momentin që Arqileja i ka kërkuar ndihmë, viktima është ndeshur me hajdutin ku dhe janë përleshur, pasi kishte shenja dhune në fytyrë dhe është vrarë vetëm me një plumb. Ekspertët nuk kanë gjetur deri tani as plumbin dhe as gëzhojën në vendin e ngjarjes. Ata kane thënë se është gjuajtur mbrapa shtëpisë së Ajetit, ku plumbi ka bërë rikoshet dhe i ka marrë jetën Pajtimit. Nga kamerat e sigurisë nuk kanë zbuluar asgjë, nga përgjimet asgjë. Hajdutin e ka parë vetëm nusja e Arqiles, por asnjëherë nuk u kuptua pse u bë vrasja e Pajtim Shehut. Nga familjarët e të akuzuarve është hedhur një pistë se viktima merrej me mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike dhe ka pasur konflikte për shitjen e drogës. Kur nisen hetimet, Xhustjanon tregon se është dhunuar nga shefi i komisariatit Sarande ( që nuk është me në detyre) që ai të pranonte vrasjen që kreu babai, pasi në të kundërtën do dënohej babai dhe vetë ai./BW/

TË LIDHURA

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

22:02 | 10/10/2025
Next Post
Video/Tmerr në park, luani tërheq zvarrë të moshuarin

Video/Tmerr në park, luani tërheq zvarrë të moshuarin

E trishtë, shqiptari lë dy fëmijë jetim, i merr jetën pema

E trishtë, shqiptari lë dy fëmijë jetim, i merr jetën pema

Xhafaj mesazhe të forta nga Korça, flet për ‘peshqit e mëdhenj’

Xhafaj mesazhe të forta nga Korça, flet për ‘peshqit e mëdhenj’







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com