Britani, 3 në 5 të rritur janë vaksinuar kundër Covid-19

Tre në pesë njerëz të rritur në Britaninë e Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Sipas tij, 31,622,367 njerëz në total kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 5,496,716 janë vaksinuar me dy doza.

Shifra e fundit tregon se 10.4 për qind e popullsisë së rritur britanike është vaksinuar plotësisht, ndërsa 60% vetëm me një dozë.

 

Britania e Madhe ishte vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Vaksina tjetër që përdor ky vend është AstraZeneca, ndërsa Moderna është miratuar.