Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndryshimi i kufijve/ Hashim Thaçi i bindur: Kosova nuk ndahet

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Hashim Thaçi si Gruevski, do të kërkojë azil politik në Rusi”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këmbëngul se marrëveshja Kosovë- Serbi, nënkupton korrigjim të kufijve dhe jo ndarje të Kosovës.

I ftuar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, Thaçi u shpreh se në këtë marrëveshje mund të përfshihet Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, pra se mund t’u bashkohen Kosovës, por nuk sqaroi se çfarë do të humbasë Kosova nga korrigjimi i kufijve.

“Nuk mund të ndodhë një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke, me anëtarësim të Kosovës në OKB, edhe pa definimin e plotë të kufirit dhe njohjen reciproke, që do të thotë një demarkim teknik. Unë në kuadër të këtij demarkimi, besoj fuqishëm se mund të përfshijmë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Të tjerat nuk janë deklarime të mijat, apo opinionet që janë prezantuar nga të tjerët. Unë punoj për një demarkim teknik, përmbyllës, Kosovë-Sërbi, që do të përfshinte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se përse Thaçi nuk u tregon qytetarëve të Kosovës, se çfarë do të humbasin nga kjo marrëveshja, se cila do të jetë dhimbja e Kosovës nga kjo marrëveshje, Thaçi nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se nuk do të lejojë krijimin e një asosacioni me shumicë serbe si Republika Srbska, gjë që do të “defunksionalizonte Kosovën në tërësi”.

“Kush mendon se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, do të jetë e lehtë, e shpejtë dhe vetëm e duartrokitur në Prishtinë, mendoj se do të gabohet rëndë. Por, kush e ka zgjidhjen magjike, unë do ta përshëndes dhe duartrokas shumë.

Çfarë nënkupton demarkimi teknik? Për mua nënkupton, përmirësimi i një padrejtësie, sepse këto pjesë kanë qenë të Kosovës dhe duhet t’i takojnë Kosovës. Unë punoj dhe unë besoj se do të realizohet ky objektiv.

Ndërsa, se çfarë mendon Beogradi, është çështje e tyre. Ne ende, nuk kemi diskutuar në tavolinë. Tash është themeluar ekipi shtetëror i Kosovës, dje kanë qenë në Bruksel.

Ne demarkime të tilla të kufirit kemi patur edhe me Maqedoninë, edhe me Malin e Zi, ju e dini ka patur zhurma të ndryshme, siç është paranoja dhe konspiracioni ynë ndonjëherë, që kemi prirje për të akuzuar të tjerët. Unë kam besim, se do të punoj për interesin e vendit tim dhe qytetarëve.

Se çfarë flet ndonjë oponent, poshtë apo lartë, unë jam në politikë për një kohë të gjatë, i kuptoj, ndoshta e kam tepruar me fitoren e zgjedhjeve dhe kohëzgjatjes, por në politikë jam për të shtyrë përpara, aspirata të cilat unë besoj dhe unë punoj për arritjen e një marrëveshje të përhershme, përfundimtare dhe njohje reciproke.

Por, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë krijimin e ndonjë asosacioni, me shumicë serbe që ka karakter ekzekutiv, që kuptohet Republika Srbska, që e defunksionalizon në tërësi, shtetin e Kosovës. Askush nuk ka folur për ndarje, kjo është një shpifje ordinere. Më gjej një deklaratë timen që flas për ndarje, vetëm një deklaratë”, u shpreh Thaçi.

TË LIDHURA

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal
Bota

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Next Post
Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos

Vangjush Dako: Ha dreka e darka me shumë persona, por s’e mbaj mend Altin Avdylin

Arrestohet Drejtori i Mjedisit, përplasi i dehur 11 makina (Video)

Arrestohet Drejtori i Mjedisit, përplasi i dehur 11 makina (Video)

Thaçi në Mal të Zi: Kosova do ta formojë ushtrinë e saj

Hashim Thaçi bën një deklaratë të fortë për Mitrovicën dhe veriun e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?
Politikë

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?

by mirseda
17:46 | 24/01/2026
0

Ka nisur tashmë zyrtarisht protesta e PD përpara Kryeministrisë. Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje...

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

17:31 | 24/01/2026
Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

17:27 | 24/01/2026
Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

17:10 | 24/01/2026
PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:03 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com