Ndryshimet e politikave të emigracionit në SHBA ngjallin shpresë dhe shqetësime

Qindra emigrantë nga Amerika Latine dhe presin t’u miratohen kërkesat për azil që të lejohen të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa administrate e Presidentit Joe Biden vazhdon të ndryshojë politikat e ish Presidentit Donald Trump për emigracionin.

“Isha e detyruar të largohem dhe të kërkojë mbrojtje këtu”, thotë Maria.

“Arsyeja numër një është pasiguria, numër dy është varfëria”, thotë Jeronimo.

Maria Molina, tani ndodhet në Los Angelos dhe burri që kërkon të identifikohet si Jeronimo, ende pret në Meksikë – dy azikërkues nga El Salvadori që kanë frikë të jetojnë në shtëpitë e tyre dhe shpresojnë të gjejnë siguri në SHBA.

Rrugëtimi i zonjës Molina drejt Shteteve të Bashkuara përmes trafikantëve ishte po aq i rrezikshëm.

“Përballova gjëra shumë të këqija, ishte e rrezikshme. Unë dhe vajza gati humbëm jetën”, thotë ajo.

Vajza e saj 11 vjeçare kaloi kufirin dhe pas një viti që u mbajt në një qendër imigrantësh u bashkua me të jëmën. Tani Molina jeton me motrën e saj në Los Angeles në pritje të një vendimi nga gjykata.

Në Meksikë, Jeronimo priti më shumë se një vit duke shpresuar të futet në SHBA.

Ai është një nga rreth 25 mijë njerëzit që janë pjesë e programit të azilkërkimit pa u larguar nga Meksika.

Jeronimo jeton në një strehë të përkohshme të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin.

Që nga 19 shkurti, grupi i parë i 25 njerëzve që prisnin në Meksikë u testuan për COVID-19 dhe u futën në SHBA.

Numri i rasteve të shqyrtuara në këtë program vazhdon të rritet.

“Dëgjojmë se gjërat po shkojnë mirë në lidhje me emigracionin, dhe se ne të mund të kalojmë në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar procesin”, thotë Jeronimo.

Me të marrë detyrën, Presidenti Joe Biden i dha fund vendimit të zotit Trump për shpalljen e gjendjes emergjente në kufirin SHBA-Meksikë.

Kjo nxiti emigrantë tjerë, përfshirë familjet dhe fëmijët e pashoqëruar, të provojnë fatin e tyre në kufi.

“Duhet të presin. Ndërtimi i sistemit nga fillimi kërkon kohë”, thotë Alejandro Mayorkas, Sekretar i Sigurisë Kombëtare.

Ndryshimi i politikave të ish Presidentit Donald Trump çoi në konfuzion.

Disa familje lejohen të hyjnë në SHBA ndërsa disa të tjera po deportohen për shkak të masave kundër pandemisë.

“Po i rrezikon agjentët tanë kufitarë. Po i rrezikon të gjithë”, thotë Mayra Flores, bashkëshorte e një agjenti të kontrollit kufitar.

Mayra Flores jeton afër kufirit dhe është bashkëshortja e një agjenti të kontrollit kufitar. Atë e shqetëson numri në rritje i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin.

“Nuk mendoj se është koha e duhur”, thotë zonja Flores.

Ajo thotë se shumë amerikanë humbën punën dhe po vuajnë për shkak të pandemisë.

“Ne kemi shkallën më të lartë të varfërisë në SHBA. Pra këto zona që janë duke vuajtur nuk kanë burime të mjaftueshme”, shton zonja Flores.

Ligjvënësi demokrat Henry Cuellar, kërkon ndihmë nga administrata Biden.

“Vendi ynë nuk mund të përballojë një valë emigrantësh në mes të pandemisë”, shkroi ai në rrjete sociale.

Të tjerë mendojnë ndryshe.

“Po, vendi ynë është në vështirësi. Të gjithë po përballemi me sfida, por rreth botës, njerëzit përballen me më shumë vështirësi”, thotë Vino Pajanor nga Dioqeza Bamirëse Katolike e San Diegos.

“Qëllimi im kryesor është të mbështes familjen time. Jam baba i katër vajzave, të cilat i dua me gjithë zemër. Nuk është e lehtë të jesh larg familjes. Por ndonjëherë është e nevojshme”, thotë azilkërkuesi Jeronimo.

“Do ta bëja përsëri. Kam ardhur të shpëtojë jetën time dhe të vajzës”, thotë azilkërkuesja Maria Molina.

Ndërsa administra e re vazhdon të rishikojë politikat e emigracionit dhe trajtimit të fluksit të emigrantëve, amerikanët dhe azilkërkuesit në të dy anët e kufirit janë në pritje të ndikimit tëpolitikave të reja të Presidentit Biden./VOA/