Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Ndriçim Xhepa? Ndjesë, por nuk ju njoh!”

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Ndriçim Xhepa? Ndjesë, por nuk ju njoh!”

Nga Ida Nurçe

Nuk njohëm Kastriot Tushën. E pyetëm “po ti je artist?”. E pyetëm me një kureshtje të madhe, sikur po bënim pyetjen e vitit.

E harruam Robert Ndrenikën në një karrige në spital. E lamë të priste radhën, sepse jemi vend me rregulla dhe gjithçka duhet të respektohet. Fundja të gjithë jemi njëlloj. Çfarë ka Ndrenika më shumë se njerëzit e tjerë që i bëjnë hije kësaj toke? Asgjë. Frymë merr ai, frymë marrim ne. Njëlloj ha ai, njëlloj hamë dhe ne. Ai luajti role shumë të bukura për shqiptarët, që do të mbahen mend gjatë. Edhe çfarë pastaj? Kush i tha t’i luante? I bëri për veten e tij.

Nuk njohëm Ndriçim Xhepën. A thua se u bë nami! Po kush e shpiku këtë rregull që ne duhet të njohim të gjithë shqiptarët që na sheh syri?! Ëëëë…? Ç’është ky budallallëk që e mendoni një herë?! A thua se Ndriçimi është Noizy. A thua se është Stresi, Ferro, apo edhe këta të tjerët me radhë se nuk ua mbaj mend mirë emrat.

Jo jo, e keni gabim. Unë nuk e di një herë si mund ta çoni nëpër mend, që ky Ndriçimi, Ndrenika, apo Kastrioti duhet të njihen!

A kanë bërë ata ndonjë këngë për drogën? Po Ferrari kanë blerë deri më sot? Po midis Tirone kanë dalë ndonjëherë me kallashnikov duke bërë videoklip? Jo mo lale.

Po për ‘my bitch’ kanë shkruar ndonjëherë ndonjë tekst? Po nëpër rrugë rrinë me luana këta, me një dorë në timon e në tjetrën marihuana? A quhen gangsta boy këta? Jo.

Për çfarë ua han këtyre?! Si ka mundësi ju han, pse nuk e njohën në një derë kinemaje?

Jo mo lale jo, ju nuk keni bërë asgjë që të mbaheni mend. Si mund të prisni një herë?! Si nuk ju vjen zor, që edhe ankoheni që nuk ju mbajnë mend.

Më të mëdhenjtë e Shqipërisë, janë vetëm ata, Noizy, Stresi, Ferro, që së shpejti do i shpallim edhe ndere të kombit shqiptar. Na kanë përfaqësuar denjësisht, me gjëra të bukura, gjëra të mira, gjëra të shpejta, e të dlira.

Mos tentoni të njiheni më shumë se Noizy, sepse e keni gabim që keni dhënë shumë në këtë vend, për aq kohë sa nuk keni dhënë humor banal, muzikë banale, klipe banale, teatro banale dhe çdo gjë të mundur që ka pas fjalën banale! Turp t’ju vijë që i bëni gjërat me shpirt! I bëni sepse jeni të varfër, e di unë.

TË LIDHURA

Sërish ngjarje tronditëse në Turqi! Persona të armatosur sulmojnë me armë shkollën, disa të plagosur
Aktualitet

Sërish ngjarje tronditëse në Turqi! Persona të armatosur sulmojnë me armë shkollën, disa të plagosur

13:41 | 15/04/2026
Plagosën me armë të riun në këmbë, vetëdorëzohet një prej autorëve
Aktualitet

Plagosën me armë të riun në këmbë, vetëdorëzohet një prej autorëve

13:38 | 15/04/2026
“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara

13:00 | 15/04/2026
Next Post
Drogë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë, i shpëton palës shqiptare por…

Drogë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë, i shpëton palës shqiptare por...

“Vorio Epiri është grek! Maqedonia është Greqi”, thirrje nacionaliste në Bularat

"Vorio Epiri është grek! Maqedonia është Greqi", thirrje nacionaliste në Bularat

Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Ambasada Amerikane

Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Ambasada Amerikane







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sërish ngjarje tronditëse në Turqi! Persona të armatosur sulmojnë me armë shkollën, disa të plagosur
Aktualitet

Sërish ngjarje tronditëse në Turqi! Persona të armatosur sulmojnë me armë shkollën, disa të plagosur

by mirseda
13:41 | 15/04/2026
0

Një incident i armatosur është raportuar në një shkollë të mesme në provincën e Kahramanmaraş, ku persona...

Plagosën me armë të riun në këmbë, vetëdorëzohet një prej autorëve

Plagosën me armë të riun në këmbë, vetëdorëzohet një prej autorëve

13:38 | 15/04/2026
Rusia sulme masive ndaj Ukrainës me mbi 300 dronë dhe raketa, një i vdekur, shtatë të plagosur

Rusia sulme masive ndaj Ukrainës me mbi 300 dronë dhe raketa, një i vdekur, shtatë të plagosur

13:19 | 15/04/2026
“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara

13:00 | 15/04/2026
Zjarri te “Arlis shpk”, gruaja kërkon të afërmin: E ka të fikur telefonin!

Zjarri te “Arlis shpk”, gruaja kërkon të afërmin: E ka të fikur telefonin!

12:44 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com