Avokati i presidentit amerikan Donald Trump për “hetimin special” të rastit të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane.
John Dowd raportohet të ketë arritur në përfundimin se zoti Trump po injoronte në formë të përsëritur këshillat e tij. Ai drejtonte çështjen e hetimit për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Hetimet po zhvillohen me ritme të shpejta, ndërsa kërkohet të dokumentohen rastet e mundshme ku Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje. TIRANA TODAY