Dy sirianë u arrestuan në fshatin Kapshticë në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugina 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.
Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së.
Shtetasit sirianë u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar 8 shtetas egjiptianë dhe algjerianë, 4 prej tyre të mitur.
Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se këta shtetas e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale, më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.