Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë të premten në Vlorë. Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë fillimisht deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka transportuar fëmijën drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por ai ka mbërritur pa shenja jete.
Nga ekzaminimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e të miturit.
Sipas burimeve, 4-vjeçari prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma si temperaturë, të vjella dhe diarre.
Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i Policisë
“U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.














