Zbulohen detaje të reja, sa i përket ngjarjes së ndodhur 2 vite më parë, ku një 18-vjeçar vdiq pas konsumimit të një sanduiçi.
Sipas mjekësisë ligjore, Owen Carey kishte porositur në një restorant, dhe i ka njoftuar kamerierët se ishte alergjik ndaj produkteve të qumështit. 18-vjeçari po festonte ditëlindjen e tij në një restorant, ku ka porositur një hamburger me pulë, të skuqur me gjalpë.
Ai iu sigurua nga stafi se hamburgeri ishte i përshtatshëm për të. Por, për fat të keq, Carey pësoi një reaksion alergjik menjëherë pasi e hëngri, dhe vdiq brenda një ore.
“I ndjeri e vuri në dijeni stafin për alergjitë e tij. Menuja e siguronte atë që nuk ka asnjë rrezik për përbërës të mundshëm alergjik në ushqim”, tha eksperti i mjekësisë ligjore, Briony Ballard.