Mijëra qytetarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane që nga dita e parë e hapjes së aplikimeve.
Megjithatë, prej 24 orësh faqja ku aplikohet është jashtë funksionit. Sipas njoftimit, serverat kanë rënë dhe po punohet për mirëmbajtjen e faqes, ndërsa në faqe këshillohet që aplikuesit të provojnë sërish në një moment të dytë, sapo ajo të rregullohet.
Ndërkohë nuk jepen të dhëna të sakta se kur do të jetë koha e saktë kur faqja t’i rikthehet normalitetit.
Aplikimet do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017, por më parë duhet të informoheni për elementët që ju skualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve.