Instituti i Statistikave të Shqipërisë se bashku me Bankën e Shqipërisë kanë hartuar për herë të parë një publikim të veçantë sa i takon treguesve kryesorë të ndërmarrjeve në pronësi të huaj dhe të përbashkët, që operojnë në Shqipëri.
Gjatë vitit 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16 % të totalit të punësimit dhe kanë kontribuar me 22,7 % në totalin e xhiros vjetore. Ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj mbulojnë 71,4 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 14 % të tyre.
Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta:
Në fund të vitit 2016, numri të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u ul me 5,1 %, krahasuar me vitin 2015. Për vitin 2016, peshën më të mëdha të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta e japin Italia dhe Greqia me 56,5 % të ndërmarrjeve, 60,5 % të punësimit, 61,1 % të eksporteve dhe 47,5 % të importeve.Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta Në vitin 2016, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë afërsisht 2,5 % të ndërrmarjeve aktive gjithsej në Shqipëri dhe 70 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.
Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,9 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë 19,1 %. Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet nga Shtetet EU janë mbizotëruese ne shërbime të tjera (24,3 %), tregti (18,6 %) dhe industri (13,6 %), ndaj totalit te ndërmarrjeve te huaja dhe te përbashkëta.
Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, bazuar në numrin e të punësuarve, në vitin 2016 ndërmarrjet e vogla nga vendet e BE-së mbulonin 77,1 % të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa kompanitë e mëdha mbulonin 1,3 %. Kjo përqindje e bizneseve të vogla dhe të mëdha lidhet me veprimtarinë ekonomike ku ata veprojnë.
Në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16 % të punësimit gjithsej, nga 17,7 % në vitin 2015. Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 22,7 % të shitjeve neto të ndërmarrjeve rezidente në vitin 2016, ndërsa gjatë vitit të kaluar ky tregues ishte 24,6 %. Përqindja e investimeve të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta është 46,9 % e investimeve gjithsej të vitit 2016, ndërsa në vitin 2015 ishte 42 %.Përqindja e treguesve kryesorë në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët ndaj ndërmarrjeve shqiptare Investimet e Huaja Direkte (IHD) Investimet e Huaja Direkte janë një faktor kryesor i integrimit ekonomik ndërkombëtar dhe globalizimit. Statistikat e besueshme të IHD-ve kanë qenë gjithmonë thelbësore për hartuesit e politikave që përballen me sfidat e tërheqjes dhe shfrytëzimit të investimeve të huaja. Stoku i IHD është rritur me 14 %, në 2016 krahasuar me 2015. Në fund të vitit 2016, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të Stokut (59,3 %), të dominuara nga Greqia dhe Hollanda respektivisht me 21,7 % dhe 12,6 %.
Burimi: Banka e Shqipërisë Tregtia e Mallrave sipas Ndërmarrjeve Për vitin 2016, eksportet e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta përbënin 48,2 % të eksporteve, nga 58,8 % në vitin 2015. Ndërsa, importet e këtyre ndërmarrjeve përbënin 29 % të importeve, nga 28,7 % në vitin 2015.