Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe një fotografi të Pëllumbit, Rama ‘i ka dhënë’ lamtumirën e fundit profesorit.
‘Lamtumirë Profesor i dashur’, ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.














