Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit e ka kujtuar Rexhepin me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan se pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, ndërsa shton se do të ruajë nga ish-kryeministri mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.
“Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!”, përfundon Basha.