Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Ndahet nga jeta skulptori i mirënjohur, Stefan Papamihali

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Ndahet nga jeta skulptori i mirënjohur, Stefan Papamihali

Është ndarë sot nga jeta në moshën 72-vjecare skulptori i mirënjohur, Stefan Papamihali. Artisti gjirokastrit ka lënë gjurmët e daltës së tij në dhjetra vepra monumentale, shumë prej tyre vendosur në mjedise të hapura të vendlindjes së tij Gjirokastrës. Skulptori i Merituar Stefan Papamihali do të kujtohet për talentin dhe fantazinë e tij të hapur dhe vepruese, për kreativitetin dhe përkushtimin artistik për tu larguar nga skematizmi i imponuar në krijimtarinë e tij dhe në artin shqiptar. Duke krijuar për vite të tëra në një mjedis të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, Stefan Papamihali me përkushtimin e tij ndaj artit u clirua duke i dhënë vetes më shumë liri vepruese artistike.

Artisti novator Stefan Papamihali, ka lindur në vitin 1945 në Gjirokastër dhe ka jetuar në këtë qytet deri sot në ditën e fundit kur krejt papritur u nda nga jeta. Ai ka qënë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e arteve figurative të celura në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurativë dhe ato të celura në Gjirokastër, ndërkohë që ka celur shumë ekspozita vetiake dhe me bashkautor duke skalitur me duart dhe fantazinë e tij dhjetra vepra monumentale, kompozime, portrete, relieve të frymëzuara nga historia, nga jeta e personaliteteve historike, nga natyra dhe “perandoria” e gurtë e Gjirokastrës.

Bashkëkohës, bashkëpunëtor dhe mik me disa nga personalitetet me të spikatura të artit shqiptar, Mumtaz Dhrami, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Bashkim Ahmeti, Ksenofon Kostaqi, Kristaq Rama, Janaq Paco, Shaban Hadëri, Stavri Cati, Jorgo Mici, Pëllumb Puci, Viktor Zhusti, etj, Skulptori i Merituar Papamihali me krijimtarinë e tij artistike, hyn në galerinë e më të mëdhenjve në artin e sklupturës dhe me siguri do të këtë vendin e tij në historinë e artit shqiptar. Ai bëri pjesë në grupin e artistëve që krijuan skulpturën monumentale shqiptare. Ai realizoi një numër të madh veprash monumentale, por ato që do të mbeten në historinë e skulpturës më të spikatur monumentale shqiptare janë “Obelisku i Dritës Arsimorë” realizuara në bashkëpunim me skulptorët Mumtas Dhramin dhe Ksenofon Kostaqin dhe “Partizani”, vendosur në qendër dhe në hyrje të Qytetit Muze të Gjirokastrës. Por ai lëvroi gjatë gjithë jetës së tij të gjitha zhanret e arteve vizive, që nga skulptura epike, lirike, dekorative, grafika, skenografia, gdhëndja në gur, qeramika, mozaikët, etj. që u aplikuan dhe qëndrojnë të ekspozuara në disa ambiente të hapura urbane, galeri arti dhe mjedise social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse shumica të realizuara nën një censurë të rrepte, në këtë krijimtari të gjerë, ai realizoi vepra me vlera të veçanta artistike. Në këtë ditë të trishtë të ndarjes me mikun tim Stefan Papamihali, kujtoj me mallëngjim disa vlerësime të kolegut dhe mikut të tij Skulptorit të Popullit Mumtas Dhrami; “Stefani është artist i vërtetë, është me plot gojën skulpor i talentuar Ai nuk skalit thjesht, ai krijon me një talent dhe fantazi të jashtëzakonshme”. Ikja e papritur e artistit të talentuar Stefan Papamihali është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për Gjirokastrës, por për vetë artet figurative dhe vecanërisht skulpturën në Shqipëri.

Tags: skulptoriStefan Papamihalivdes

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!
Kultura

Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!

13:15 | 23/01/2026
Next Post
Gjiri i Gjipesë nën sekuestro – Prokuroria: U përfitua me dokumente falso

Gjiri i Gjipesë nën sekuestro – Prokuroria: U përfitua me dokumente falso

Serbia “ul hundën” – Kërkon bashkëpunim me NATO-n armike

Serbia “ul hundën” – Kërkon bashkëpunim me NATO-n armike

Edhe nobelistët vjedhin – Bob Dylan akuzohet për plagjiaturë

Edhe nobelistët vjedhin – Bob Dylan akuzohet për plagjiaturë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

by mirseda
19:20 | 29/01/2026
0

Skandali i territ energjitik në QSUT dhe mosfunksionimi i pajisjeve rezervë rrezikon të përsëritet sërish në rast...

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

18:59 | 29/01/2026
Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

18:27 | 29/01/2026
‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur

18:00 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com