Ka vdekur në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan me origjinë polake, Janusz Bugajski, njohësi i çështjeve euroatlantike dhe të Ballkanit si dhe mbrojtës i demokracisë e lirisë së shtypit.
Gjatë karrierës së tij, Bugajski ka bashkëpunuar me institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe ishte analist i rregullt në Zërin e Amerikës (VOA).
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik ish-drejtori i VOA-s për Evropë dhe Euroazi, Elez Biberaj.
“U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara”, ka shkruar Biberaj në rrjete sociale.
Bugajski ka qenë autor i një sërë librash dhe analizash mbi politikën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në zhvillimet në Ballkan, NATO dhe marrëdhëniet transatlantike.