Ish-futbollisti i Partizanit, Gjergji Thaka, ka ndërruar jetë sot në moshën 68-vjeçare.
Thaka ka qenë pjesë e Partizanit prej një dekade, përkatësisht në 1968 deri në 1978.
Gjergji Thaka është shpallur kampion kombëtar me Partizanin, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe fitues i Kupës Ballkanike. Gjithashtu, Thaka ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit.
Ai ka qenë zv/shef dhe drejtor i klubit “Partizani” prej 7 vitesh, ndërsa nga viti 1999-2002, Thaka ka qenë edhe punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Lajmin, për ndarjen e ish-lojtarit nga jeta, e ka dhënë klubi i Partizanit.