Numri një i tenisit për meshkuj ka munguar në fusha për disa muaj për shkak të njëdëmtimi. Rafael Nadal edhe pse nuk ka marrë pjesë në disa turne vazhdon të mbetet në majë, por tani diferenca është mjaft e vogël me Roger Federer dhe rrezikon ta humbasë atë. Ai u dëmtua në grand slemin e Australian Open dhe u detyrua të tërhiqet në çerekfinale. “Për fat të mirë nuk ishte dëmtim i rëndë, por ishte një mëkat që u detyrova të tërhiqesha, pasi po luaja mirë. Rikuperimi po shkon mirë dhe dua të jem në formë në turneun e Acapulco, që do të jetë një test i mirë në prag të turneve Masters në Indian Wells dhe Majemi. Por objektivi im kryesor këtë sezon është të jem sërish më i miri në fushat me dhe”, tha Nadal.
Federer triumfoi në Australian Open dhe elozhet e Nadal për kundërshtarin dhe mikun e tij janë të mëdha. Ai e vlerësoi maksimalisht konkurrencën, pasi të dy bënë të fortë njëri tjetrin dhe të famshëm. “Është gjithnjë kënaqësi ta shohësh kur luan, ashtu si gjithnjë. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, luftojmë për të njëjtat objektivë, por mos harroni që ky është sport dhe janë momentet që kemi përjetuar së bashku që na kanë bërë të mëdhenj dhe që të gjithë na admirojnë. Por gradualisht edhe ne do të hapim krahun, pasi po vjen një brez i ri, që së shpejti do të triumfojë dhe ne do të tërhiqemi”, u shpreh Nadal.