Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nacionalizmi, nuk është përgjigjja e duhur ndaj krizës se Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Nacionalizmi, nuk është përgjigjja e duhur ndaj krizës se Covid-19

Nga: Pernille Weiss “Brussels Times”

Si një qenie njerëzore normale, unë e pranoj faktin që ne herë pas here kemi tendencën për t’u kapur nga paniku. Pandemia e Covid-19 na nxit që ta bëjmë shpesh këtë. Kohët e fundit jemi zhytur në panik, për shkak të përplasjeve të forta verbale midis Komisionit Evropian dhe industrisë farmacetike për shpërndarjen e vaksinave.

Debati ka shqetësuar shumë nga kolegët e mi. Shumë prej tyre kanë kërkuar ndalimin e eksportit të vaksinave nga Bashkimit Evropian. Por një ndalim i BE-së mbi eksportet e vaksinave do të ishte një rast i pastër i nacionalizmit të vaksinave, dhe tek e fundit ai do të rrezikonte aftësinë e Evropës për të mbrojtur qytetarët tanë.

Komisioni Evropian, ka njoftuar marrjen e masave për të kufizuar eksportin e vaksinave. Ndërsa unë e kuptoj plotësisht zhgënjimin që ekziston sot në të gjithë Evropën për vonesat në furnizimin me vaksinat anti-Covid, parandalimi nga BE i eksportit të tyre do të ishte një rast i nacionalizmit të vaksinave, të cilin udhëheqësit e BE-së e kanë sulmuar më herët.

Vendimi për të bërë të mundur ndalimin e eksporteve, motivohet nga dëshira për të ushtruar presion mbi kompanitë farmaceutike për të ofruar sasinë e premtuar të vaksinave. Ndërsa mekanizmi ekziston, Bashkimi Evropian nuk ka pse t`a përdorë atë. Për më tepër, as ne nuk duhet.

Kur administrata amerikane kërcënoi që t’i mbante të gjitha vaksinat për vete vitin e kaluar, Bashkimi Evropiane kritikoi me të drejtë atë qasje, duke kërkuar në vend të saj një bashkëpunim global. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, tha në nëntor se pandemia mund të mposhtet vetëm “nëse bota bashkohet”.

Në vend se BE të synonte të kujdesej vetëm për qytetarët e saj, ajo krijoi një iniciativë globale për të siguruar furnizimin me vaksina për të gjithë botën. Kjo është një pjesë e rëndësishme e “Mënyrës Evropiane të Jetesës”.

Ndaj, vendosja tani e një ndalim të eksporteve të vaksinave, do t`a ekspozonte BE-në ndaj akuzës së justifikuar se po përdor standardeve të dyfishta. Çfarë do të ndodhte nëse vendet e tjera do të ndiqnin shembullin e saj dhe do të vendosnin ndalimet e tyre? Shumë shpejt, do të humbnin që të gjithë.

Sigurisht, është sfiduese të përballesh me vonesat në sigurimin e furnizimeve jetike të vaksinave që presin qytetarët tanë, për t’i mbrojtur ata nga virusi dhe dëmet që i ka shkaktuar ai komuniteteve tona. Gjithsesi, mposhtja e pandemisë së Covid-19 kërkon që të gjithë ne të punojmë së bashku, siç e ka thënë vetë presidentja e KE-sëVon der Lejen.

Kompanitë farmaceutike,i zhvilluan vaksinat e tyre menjë shpejtësi të habitshme. Disa vende kanë nisur një fushatë mbresëlënëse të vaksinimit të qytetarëve të tyre. Rreth 7 milion doza janë administruar në një kohë të shkurtër, që nga miratimi i vaksinës së parë.

Kjo ka përfshirë një bashkëpunim vërtet të shkëlqyer midis studiuesve, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, kompanive logjistike, dhe shumë e shumë njerëzve thelbësorë në zinxhirin e furnizimit, nga prodhimi deri tek shpërndarja.

Institucionet dhe qeveritë e BE-së, kanë bashkëpunuar në mënyra që nuk janë parë kurrë më parë. Ky bashkëpunim, duhet të jetë një shembull se si ne punojmë së bashku për t’u siguruar që qytetarët tanë të marrin vaksinat e nevojshme kundër virusit.

Një ndalim i eksportit, do të ishte i dëmshëm për të gjithë njerëzit që kanë punuar kaq shumë, si dhe për atë që kanë arritur deri tani. Zhvillimi dhe prodhimi i vaksinave me shpejtësinë dhe efikasitetin që kemi parë, varet nga zinxhirët globalë të furnizimit.

Furnizimet thelbësore me vaksinave bëhen brenda dhe jashtë BE-së. Për prodhimin tonë, ne mbështetemi tek furnizime nga jashtë BE-së, po aq sa ata mbështeten tek ne. Nëse do të prishim pjesën tonë të zinxhirit duke ndalur eksportet, do të rrezikonim të provokonim një hakmarrje nga partnerët tanë tregtarë.

Ata do t’a gjykonin me të drejtë BE-në më shumë për veprimet sesa fjalët e saj të ngrohta mbi bashkëpunimin global. Ata mund të reagojnë duke refuzuar që të na furnizojnë me përbërësit që na duhen, ose duke i mbajtur për vete vaksinat që prodhojnë.

Në fund, do të kishte vetëm humbës dhe asnjë fitues. Ky rezultat duhet të shmanget me çdo kusht. Ne kemi parë tek një nga partnerët tanë transatlantikë,atë që mund të shkaktojë vala e nacionalizmit populist. Ne duhet të veprojmë për t`u siguruar që të mos përballemi me nacionalizmin e vaksinave.

Unë i bëj thirrje Komisionit Evropian dhe udhëheqësve të BE-së që të tërhiqen nga një vendim i cili mund të ketë pasoja të thella dhe të dëmshme për shëndetin dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë. Le të punojmë për t`a zgjidhur pa panik krizën e Covid-19.

Burimi i lajmit: https://www.brusselstimes.com/opinion/152499/nationalism-is-not-the-answer-to-the-crisis/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19krizanacionalizmi

TË LIDHURA

Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg
Bota

Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg

11:14 | 17/12/2025
Masakra me 15 të vrarë në Australi, autori i sulmi akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra me 15 të vrarë në Australi, autori i sulmi akuzohet për 59 vepra penale

10:35 | 17/12/2025
Trumpi shpall qeverinë e Venezuelës një organizatë t*rroriste të huaj
Bota

Trumpi shpall qeverinë e Venezuelës një organizatë t*rroriste të huaj

09:33 | 17/12/2025
Next Post
U kërcënua me jetë/ Shefi i Krimeve në Gramsh merret në mbrojtje

U kërcënua me jetë/ Shefi i Krimeve në Gramsh merret në mbrojtje

Arrestohet në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës

Në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut, Dubai liron Plaurent Dervishajn

Tabaku i përgjigjet Ramës: Pas çdo dështimi, sulmon planin e PD-së

Tabaku i përgjigjet Ramës: Pas çdo dështimi, sulmon planin e PD-së







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Detaje nga operacioni në Tiranë/ Armë për grupe kriminale nga Kosova në Shqipëri,
Aktualitet

Detaje nga operacioni në Tiranë/ Armë për grupe kriminale nga Kosova në Shqipëri,

by mirseda
12:14 | 17/12/2025
0

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar në Tiranë kundër shitjes së armëve. Mësohet se...

Samiti në Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

Samiti në Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

11:57 | 17/12/2025
Gerond Meçe u mor peng dy javë para Daniel Shimës/ Biznesmeni nuk bëri kallëzim, por u largua

Gerond Meçe u mor peng dy javë para Daniel Shimës/ Biznesmeni nuk bëri kallëzim, por u largua

11:35 | 17/12/2025
Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg

Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg

11:14 | 17/12/2025
Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

11:02 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com