Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nacionalizmi lypsar i Italisë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Nacionalizmi lypsar i Italisë

Nga Alberto Mingardi “Politico.eu”/ Një nga librat më të mirë që qarkullon aktualisht në Itali, është një roman i bazuar mbi jetën e Benito Musolinit, diktatorit italian që shpiku fashizmin. “M” nga Antonio Skurati synon të jetë vëllimi i parë në një trilogji. Ndonëse janë vërejtur disa pasaktësi historike, romani ka rrokur mirë shpirtin e kohës të trazuar, gjatë së cilës u ngjit në pushtet Musolini.

Gjithashtu, ai portretizon një njeri, që teksa merr pushtetin, harxhon energji të jashtëzakonshme në përpjekje për të disiplinuar burokracinë italiane. Në veçanti, Musolini përpiqet të balancojë buxhetin, jo sepse është i dashuruar me ndonjë qasje liberale ndaj financave publike, por sepse dëshiron ta bëjë vendin e tij të vetë-mjaftueshëm.

Ai ishte i vendosur të bënte Italinë sërish të madhe, dhe ai e di që lypësit nuk kanë luksin të zgjedhin. Romani i Skuratit, mund të lexohet si një paralajmërim në kohën e duhur, në një vend ku simbolet e demokracisë parlamentare sulmohen ditë pas dite nga 2 partitë populiste në qeveri – Lidhja e ekstremit të djathtë, dhe Lëvizja anti-establishment Pesë Yjet.

Diskutimi mbi një “fashizëm” të ri të ardhshëm, është një qartazi një ekzagjerim. Por nuk duhet mohuar se politika italiane po merr një qëndrim nacionalist – diçka që e ka bërë rrallë që kur u bë republikë në vitin 1946. Megjithatë, kur vjen puna tek financat publike, ky nacionalizëm i ri është shumë i ndryshëm nga ajo që propozoi dikur Musolini.

Qeveria populiste e Italisë, nuk po bën ndonjë përpjekje për të restauruar madhështinë kombëtare, apo për ta rikthyer vendin tek ndonjë lavdi e mëhershme. Dhe as nuk po mbron vetëqeverisjen e popullit italian, kundër burokracisë së papërgjegjshme evropiane, siç pëlqejnë ti etiketojnë përpjekjet e tyre disa konservatorë anglo-saksonë.

Përkundrazi, ajo ka vënë një bast të rrezikshëm, bazuar në idenë se Italia është tepër e madhe për të falimentuar, dhe kësisoj do të shpëtohet nga vendet e tjera anëtare, për shkak të frikës nga efekti ngjitës i krizës financiare. Retorika e re nacionaliste e Italisë, fajëson Evropën për dobësimin ekonomik të vendit, ndaj synon të kompensojë plagët e vjetra.

Dokumenti A, është për momentin projektbuxheti i propozuar nga qeveria italiane – i pari në historinë e BE-së, që është refuzuar nga Komisioni Evropian. Molla e sherrit:një defiçit buxhetor prej 2.4 për qind për vitin 2019, që vlerësohet nga Komisioni Evropian se do të jetë në fakt 2.9 për qind.

Në një mënyrë apo tjetër, buxheti i parashikuar do ta çojë Italinë edhe më larg nga synimi afatgjatë i balancimit të buxhetit. Ndryshe nga e kaluara, Roma nuk ka bërë asnjë përpjekje për të justifikuar shpenzimet e saj më të larta si një masë e jashtëzakonshme, që do të kompensohej nga kufizimi fiskal në një buxhet të ardhshëm.

Shkujdesia ndaj financave publike konsiderohet si normaliteti i ri, jo për shkak të investimeve, por për shkak të veprimeve të qeverisë së re. Është përqafimi i një shtegu të rrezikshëm përballë paaftësisë paguese, ai që shkaktoi tensione me Komisionin Evropian.

Qasja e Italisë pro uljes së shpenzimeve për defiçitin buxhetor, ishte e parashikueshme. Të dyja partitë qeverisëse garuan në zgjedhjet e fundit si kundërshtare, secila duke pretenduar se ishte një alternativë ndaj tjetrës. Ata u bënë bashkë për një “kontratë”, për të rregulluar bashkëjetesën ms tyre, secila duke e shoqëruar me premtimin e fushatës së tyre për të sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre.

Por problemi i vërtetë është ideologjik. Retorika e re nacionaliste e Italisë, fajëson Evropën për dobësimin ekonomik të vendit dhe prandaj kërkon të kompensojë plagët e vjetra. Kjo pikëpamje është e bazuar në më të zakonshmet e gabimeve:lidhjen konfuze me shkakësinë. Ecuria ekonomike e Italisë është përkeqësuar që nga fillimi i viteve 2000, qëkur euro hyri në qarkullim. Mjerisht, është monedha e përbashkët e BE-së – dhe jo paaftësia e vendit për t’u reformuar – ajo që është parë si fajtore.

Ky arsyetim, përsëritet në pikëpamjet e Italisë për emigracionin. Këtu, ankesa është se vendi ka mbetur vetëm në menaxhimin e krizës së migracionit, pavarësisht nga fakti se i është dashur të kujdesej për një kufi të jashtëm evropian. Kjo mund të jetë e kuptueshme, por vlen të përmendet se një pjesë e madhe e problemeve të Italisë me emigrantët, janë rezultat i politikave të saj të dobëta.

Kur Italia nisi të ketë një përqasje më të ashpër ndaj emigracionit, filloi të vërehet një ulje e ndjeshme e zbarkimeve të emigrantëve në vend. Nacionalizmi i ri i Italisë, sillet rreth një pretendimi të nënkuptuar mbi financat e vendeve të tjera, që duhet të “shtrydhen” në dobi të Thesarit Italian.

E pse duhet të jemi të kujdesshëm, nëse mund të jemi dorëshpuar në kurriz të dikujt tjetër? Nuk është habi që një pohim i tillë – i bazuar në një lloj nacionalizmi që paradoksalisht e braktis kërkimin për vetë-mjaftueshmëri, na favor të një kërkese për më shumë “solidaritet evropian” – nuk është pritur me entuziazëm nga vendet e tjera anëtare.

Kjo është ajo çka sjell nacionalizmi që lartëson virtytet e vetë-mjaftueshmërisë dhe vetëbesimit të kombit tonë të dashur. Në Itali ne kemi sot nacionalizmin e lypësve – lloji që nuk dëshiron të respektojë vendet e tjera. Ai është mjaft i lumtur vetëm me paratë e tyre.

Shënim: Alberto Mingardi është drejtor i përgjithshëm i Istitutit Bruno Leoni në Milano.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ItalisëlypsarMusolininacionalizmi

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Masakra në Shkodër/ Vrasësit profesionistë, në vendngjarje ishte dhe një efektiv policie

Masakra në Shkodër/ Vrasësit profesionistë, në vendngjarje ishte dhe një efektiv policie

Vlora e Laçi në kthetrat e maskave, policia fsheh ngjarjet

Vlora e Laçi në kthetrat e maskave, policia fsheh ngjarjet

Ftohet moti, ulen sërish temperaturat

Ftohet moti, ulen sërish temperaturat

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com