Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Na e sollën vajzën në arkivol”, familja e Xhuana Nikollajt: Arrestoni ish-dhëndrin!

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

“Ne ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”! Janë këto fjalët rrëqethëse të një nëne që humbi vajzën e saj në rrethana tragjike, të thëna për korrespondenten e Top Channel Brixhilda Deda.

Më shumë se një muaj pas tragjedisë që tronditi opinionin publik, dhimbja në familjen e Xhuana Nikollajt mbetet e pashuar. 25-vjeçarja, që sipas të afërmve i dha fund jetës pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, nuk jeton më, por plagët që la pas janë ende të hapura.

Për herë të parë, prindërit e saj hapin dyert e shtëpisë dhe zemrës për Top Channel, duke rrëfyer muajin më të vështirë të jetës së tyre… një muaj mes dhimbjes, pyetjeve pa përgjigje dhe kujtimeve që nuk shuajnë boshllëkun që la vajza e tyre.

“Shumë e vështirë ka qenë për ne se na ra befas, shumë dhimbje për ne. Vajza ishte shumë mirë në ëndrrat e saj, e lumtur. Veç kur na erdhi lajmi që është në spital. E kemi çuar vajzën nuse, me shkollë… vajzën e sollën në arkivol.

Apeli im është që ai djalë vajzën time të mos e kishte prekur me dorë. Do Zoti që familja e tij të shkojnë ta marrin dhe ta vënë para drejtësisë dhe të vuaj për çfarë ka bërë për vajzën tonë”, u shpreh nëna e saj.

“Kur të arrestohet ai ne lehtësohemi pak”, shton ajo.

Mes dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, babai tregon për shenjat e dhunës që, sipas tij, ishin të dukshme në trupin e Xhuanës. Ai shton se telefoni i saj ende nuk është hapur nga policia, një detaj që, sipas familjes, mund të zbardhë të vërtetën.

“Dhimbjen e kam të madhe, i bëj apel institucioneve që të vënë dorën në zemër dhe të vënë drejtësi për atë krim që ka bërë ai kriminel dhe të kapet sa më parë. Vajza ime s’i ka pasur asnjë borxh. Kushdo që e sheh ta denoncojnë dhe ta çojnë para drejtësisë.

Ekspertët të marrin dhe të hapin telefonin e vajzës time. Ditën kur tërhoqëm nga morgut trupin, ka pasur shenja në nofull, trup, krah, gjithkund, e ka bërë sikur të ishte egërsirë. Kërkoj të dënohet sa më shumë…. Nofullën e ka me shenja, ndoshta dhe i ka dhënë me zor helmin. Nuk e dimë”, tha babai i saj.

Mes lotësh dhe dhimbjes që, sipas tyre, nuk do të shuhet kurrë, familja Nikollajt ka një apel të drejtpërdrejtë…

“Duam që ai djalë të kapet, Eraldo Fizi, të vuaj dënimin dhe të tregojë pse e ka rrahur motrën tonë”, tha motra e së ndjerës.

Një familje e shkatërruar, një vajzë që nuk është më dhe një thirrje që kërkon përgjigje… drejtësi për Xhuanën.

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja, Taulant Balla kërkon 1 minutë heshtje në Kuvend

Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, procedohet 29-vjeçari, policia jep detaje

Gruaja tenton të djegë veten me benzinë! Shmanget tragjedia në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com