Ish-eksponenti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj ka theksuar se Lulzim Basha nuk arriti të tregojë asnjë cilësi prej lideri. Mustafaj vuri në dukje se Basha duhet të japë dorëheqjen, në të kundërt, do të ishte një alibi për të pushtuar Partinë Demokratike.
‘‘Basha nuk është lider. Ai e tregoi se nuk mund të jetë lider. Basha nuk mund të ketë asnjë alibi për dorëheqjen dhe çdo lloj dorëheqje për alibi është një lloj përpjekje për të pushtuar Partinë Demokratike. Pashë sot Henri Çili i cili ka zell të madh për të mbrojtur Edi Ramën dhe që sot u hodh për të mbrojtur Bashën për të mos dhënë dorëheqjen sepse si duket iu prishën planet që mund të kenë ata’’, u shpreh Mustafaj në ‘‘News 24’’.