Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Mustafa Nano: Studentët po më zhgënjejnë, s’më kanë impresionuar (video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Mustafa Nano: Studentët po më zhgënjejnë, s’më kanë impresionuar (video)

Në monologun e kësaj puntate në emisionin “Provokacija”, Mustafa Nano u ndal sërish te protesta e studentëve. Mirëpo deri më tani ai nuk është impresionuar prej tyre. Përkundrazi, Nano po zhgënjehet prej studentëve. Ai rendit një sërë arsyesh.

Mustafa Nano: “Doni që të jem i sinqertë? Mua studentët po më zhgënjejnë. Nuk më kanë impresionuar deri më sot. Nuk më kanë impresionuar asnjë çikë. Dikush mund t’i ketë parë ata si të ditur, dhe e ka thënë këtë gjë, por mua nuk më duket kështu. Studentët shqiptarë nuk janë të ditur. Ata kanë të drejtë, por nuk janë të ditur. Ata janë me vullnetin e mirë për të bërë ndryshimin, por nuk janë të ditur.

Ata kanë energji të mëdha, por nuk janë të ditur. Ata janë këmbëngulës për t’u përballur me autoritetin, por nuk janë të ditur. Ka mes tyre të ditur, por në përgjithësi nuk janë të ditur. Nuk ka se si të jenë. Po të ishin të ditur, atëherë do mund të thoshim që shkolla është e mirë. Por shkolla nuk është e mirë. Përndryshe, pse do ngriheshin në protestë?

Nuk para kam dëgjuar të dalin gjëra interesante nga goja e tyre. Ok, janë memet online, por memet, meme janë. Le t’i lëmë memet, të cilat jo më kot i ka pëlqyer edhe kryeministri, kryeministri ynë. Sepse nuk mund të mos i pëlqente. Së pari, sepse memet nuk i bëjnë asnjë dëm. Së dyti, sepse memet janë dashuria e tij. Ja, shikojeni, gjithë ditën me meme merret. E gjithë jeta e tij është një jetë memesh.

Por po kthehem te studentët, të cilëve kam frikë se nuk do t’u mbahet mend asnjë ide e rëndësishme e hedhur këto ditë. Nuk do t’u mbahet mend asnjë fjalim i mbajtur. Asnjë vizion politik. Asnjë shkrim i bërë. Asnjë referencë politike e kulturore. Asnjë shenjë e qartë se janë të rinj të Europës P-e-r-ë-n-d-i-m-o-r-e. Ata thjesht bënë një listë me tetë kërkesa, që nuk dihet se si u bë, dhe kërkojnë plotësimin pa kushte, e pa negociata, të këtyre pikave, mes të cilave ka edhe ndonjë kërkesë absurde, siç është ajo që ka të bëjë me dyfishimin e buxhetit për arsimin, që në terma konkretë do të thotë të gjenden 300 milionë euro.

Ta lëmë faktin që këto 300 miliona euro do t’u hiqen zërave të tjerë të buxhetit, por lind pyetja: Do ta zgjidhë ky dyfishim i buxhetit problemin e universiteteve tona? Afërmendsh që jo. As plotësimi i pikave të tjera nuk ka për të zgjidhur gjë. Madje, kam frikë se mbyllja e protestës pas plotësimit të kërkesave, pavarësisht se do shndërrohet në një festë të fitores, do të jetë në thelb një dështim”.

Megjithatë, fundi i protestës duhet të dërgojë në shtëpi klasën politike. Pikërisht kjo duhet të jetë edhe lufta e studentëve, sipas Mustafa Nanos, ajo kundër sistemit.

Mustafa Nano: “Por kjo protestë nuk duhet të ketë një fund të tillë. Kjo protestë duhet t’i çojë të gjithë në shtëpi. Jo studentët. Të tjerët duhen çuar në shtëpi. Studentët duhet të jenë aty ku janë, për të bërë betejën më të nevojshme, më të rëndësishme, më shpëtimtare, atë kundër sistemit.

Mirëpo dikush duhet t’u shpjegojë studentëve se çfarë është sistemi, dhe se pse fajet i ka sistemi. Po provoj unë me një shpjegim, duke përsëritur edhe ndonjë gjë që e thashë mbrëmë në Opinionin e Fevziut. Ka disa karakteristika sistemi ynë, si fjala vjen klasat politike drejtuese, në parti, në qeveri, në shtet, janë produkt i proceseve elektorale të manipuluara, fituesit e zgjedhjeve të tilla të drejtën për qeverisje e kuptojnë si të drejtë për sundim.

Këtu te ne zbatimi i ligjit është thjesht një opsional, ndërsa respektimi i disa normave morale është një punë idiotësh. Këtu te ne dialektika politike shihet si garë për ta poshtëruar kundërshtarin e jo si garë idesh e programesh. Këtu te ne ka gati admirim ndaj një politikani të korruptuar e mujshar. Këtu te ne alternativat për të rinjtë janë dy e vetëm dy, o të bëhen me ISIS-in, o të futen në radhët e forumeve rinore të partive. Etj, etj. Ja, këto janë disa elementë të sistemit. Dhe ky lloj sistemi duhet rrëzuar. Ndërsa ju të dashur studentë jeni duke kërkuar zgjidhje brenda sistemit. Dhe me këtë besoni se do të fitoni ndonjë gjë. Por ju gënjen mendja. Zgjidhja nuk është brenda sistemit. Zgjidhja është të luftosh kundër sistemit. Me qetësi, me durim, në mënyrë paqësore, dhe me këmbëngulje”. /abcnews.al

 

TË LIDHURA

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve
Politikë

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

12:06 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Next Post
Kosovë-Serbi/ Meta pro kompromisit

Kosovë-Serbi/ Meta pro kompromisit

Dasmën nuk ma bëri mamaja me kursimet/Tabaku ia mbledh Veliajt

Dasmën nuk ma bëri mamaja me kursimet/Tabaku ia mbledh Veliajt

Mësuesit e gjeografisë japin vizatim, njëra gruaja e Drejtorit (video)

Mësuesit e gjeografisë japin vizatim, njëra gruaja e Drejtorit (video)







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve
Politikë

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

by mirseda
12:06 | 20/12/2025
0

Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve, në një konferencë për shtyp kanë dënuar sjelljen e...

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com