Shqipëria vijon të jetë pikë kalimi për shtetasit e vendeve të botës së tretë, të cilët synojnë, që nëpërmjet vendit tonë, të lëvizin në vendet e Bashkimit Evropian.
Në pikën kufitare të Muriqanit janë kapur 3 shtetas sirianë, me karta të rreme identiteti greke.
Sipas burimeve të doganës, bëhet me dije se personat janë paraqitur në dalje të sporteleve për të kryer veprimet. Gjatë intervistimit në pikën e dyte të kontrollit, këta shtetas kanë dhëne të tjera sqarime, duke qenë mjaft konfuz në deklaratat e dhëna.
Punonjësit e Doganës në këtë mënyre kanë njoftuar sallën operative dhe sektorin e hetimit për të bërë veprimet e mëtejshem, ndërsa këta 3 shtetas janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës.