Ato janë të dyja këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, por duket se nuk kanë marrëdhënie fort të mira me njëra-tjetrën.
Në 10-vjetorin e Pavarësisë, Rita Ora dha një koncert madhështor, ndërsa shumë shqiptarë të Kosovës u zhgënjyen që mungoi Dua Lipa.
Kjo e fundit nuk e la në harresë këtë përvjetor të pavarësisë, teksa uroi në një postim në Instagram. Por, pas koncertit të Rita Orës, Dua Lipa ka postuar një foto, ku duket se ironizon veshjen e koleges së saj.
Nga ana tjetër, gjatë konferencës për shtyp Rita u pyet nga gazetarët nëse do të bënte një duet me Dua Lipën, dhe ajo nuk dha asnjë përgjigje dhe bëri një anashkalim të pyetjes.