I riu i Manchester United shënoi dy herë kundër Liverpulit, por Frank De Boer nuk beson se ai do të zhvillohet nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho. Ai e cilëson “Special One”, si njeriun e gabuar që mund ta kthejë Marcus Rashford në një lojtarë të madh.
20-vjeçari shënoi dy herë në një ndeshje të madhe, ku Djajtë e Kuq mposhtën rivalët e tyre të hidhur Liverpool 2-1 në Old Trafford të shtunën. Takimi me Reds shënoi ndeshjen e parë si titullarë të vitit për Rashford në Premier League.
Rashford shënoi pesë gola në 11 paraqitje të Premierligës në sezonin e tij të parë të suksesshme 2015-16, dhe shënoi të njëjtin numër sezonin e ardhshëm, megjithëse në 32 ndeshje
Këtë sezon, anglezi ka shënuar gjashtë herë në ligë, por më së shumti është përdorur si zëvendësues. Për më tepër, nënshkrimi i Romelu Lukaku, ka spostuar anglezin si anësor në shumë raste dhe De Boer nuk beson se Mourinho ka durimin e mjaftueshëm për të lejuar Rashfordin të zhvillohet në atë pozicion.
“Është për të ardhur keq që menaxher i tij është Mourinho, sepse ai është një lojtar anglez dhe duhet që atij t’i jepet kohë”, tha ish-shefi i Crystal Palace dhe Ajax për BT Sport.
De Boer shtoi: “Ai mund të bëjë gabime, por Mourinho nuk është i tillë dhe nëse ai ka një ose dy lojëra të mira atëherë atë e nxjerr jashtë. Ai është shumë i ri dhe ka nevojë të luajë, por ai është aq i talentuar dhe ju doni ta shihni atë të luajë çdo javë.”|
Djajtë e kuq të martën më 13 mars, luajnë kundër Sevillas në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve për të siguruar një vend në cerekfinale. Rashford është aktivizuar nga stoli edhe në Evropë, por ka tre gola në këtë garë deri tani dhe shpreson se ka bërë mjaft për të fituar vendin e titullarit për atë ndeshje. TIRANA TODAY