Pas tensioneve të krijuara në sfidën mes Manchester nited dhe CSKA Moscow, Mou do të ketë edhe tre mungesa mjaft të rëndësishme në mesfushë. Michael Carrick dhe Marouane Fellaini do të humbasin ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj CSKA Moscoë. Dy lojtarët do t’i bashkohen shokut tyre të dëmtuar, Paul Pogba.
Trajneri Jose Mourinho konfirmoi mungesën e dy lojtarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Gjithashtu edhe Marcos Rojo dhe Zlatan Ibrahimoviç mbeten të mënjanuar nga grupi pasi vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet afatgjata.
“Nuk do të kem Fellainin, nuk do të kem Pogba dhe as Carrick, kështu që të tre lojtarët e mesfushës do t’a humbin këtë takim. Pra, nuk kam shumë zgjidhje, por ne po përpiqemi të mos përqendrohemi në betejat individuale ose në zona të caktuara në fushë. Por të paraqitemi një ekip me cilësi që përpiqet të fitojë ndeshjen, pasi ky është objektivi ynë”- u tha Mourinho gazetarëve.
Fellaini gjithashtu do të humbasë takimin e fundjavës me Crystal Palace në Premier League pasi u godit në Shane Long në ndesjen ndaj Southampton.
“E pashë në TV momentin e dëmtimit të Fellainit. Ishte shumë me fat që nuk pësoi një dëmtim më serioz. Nuk pres të jetë jashtë për shumë kohë”- tha Mou për mesfushorin belg.
Tekniku portguez komentoi edhe ndeshjen ndaj skuadrës ruse.
“Kam luajtur kundër CSKA-së me Realin, Interin dhe Chelsean dhe tani me Manchester United, kështu që është diçka normale në karrierën time të Ligës së Kampionëve. Të jem i sinqertë, gjithnjë më pëlqen të kthehem, pasi Moska është një qytet shumë i bukur. Gjithashtu ka një ekip të mirë. Çdo herë që vij është kënaqësi”- tha trajneri portugez i “Djajve të kuq”.