Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë juglindjen. Mësohet se 400 familje janë pa energji elektrike në qarkun e Korçës.
Ndërkohë të gjitha akset rrugore në juglindje vijon të jenë të hapura dhe borëpastrueset ndodhen në terren. Thirrja e vetme që vjen nga autoritetet është që shoferët duhet të përdorin zinxhirë ku lëvizin në akset me dëborë.
Në fshatin turistik të Dardhës, turistët janë të shumtë, të cilët i janë rikthyer pistës së skive për të ushtruar këtë aktivitet sportiv.