Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mosmarrëveshjet kufitare trazojnë sërish Ballkanin

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Mosmarrëveshjet kufitare trazojnë sërish Ballkanin

Nga Barbara Surk, “New York Times”/Supozohej të ishte viti kur Sllovenia dhe Kroacia, anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, t’i jepnin fund në mënyrë triumfale një mosmarrëveshje kufitare 26 vjeçare, pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare në muajin qershor.

Por nuk qe e thënë. Sllovenia e mbështeti marrëveshjen, por Kroacia tashmë e kishte braktisur arbitrazhin, duke e akuzuar Slloveninë për shkeljen e procesit.

Gjykata, u dha të dyja vendeve 6 muaj kohë për të shqyrtuar vendimin, dhe për t’u përgatitur për ta zbatuar atë. Afati përfundoi të premten. Prishja e marrëveshjes e ka tronditur Bashkimin Evropian, që synonte ta përdorte atë si një model të zgjidhjes miqësore të konfliktit, për pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë t’i bashkohen unionit.

Brukseli, që ka përjetuar një vit të vështirë për shkak të negociatave mbi daljen e Britanisë nga blloku, mund të përgatitet për një vit shumë më të vështirë 2018, për shkak të mosmarrëveshjeve e vjetra në kufirin juglindor e të paqëndrueshëm të kontinentit. Por le të shohim në detaje, se ku qëndron konflikti Slloveni-Kroaci, dhe se çfarë është në rrezik për rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Lufta dhe pavarësia

Grindja mbi kufirin, daton që në shpërbërjen e Jugosllavisë në vitin 1991. Atë vit, Sllovenia dhe Kroacia ishin të parat republika ish-jugosllave që shpallën pavarësinë, ndërsa të tjerat u përfshinë në luftë.

Në vitin 1992, Komisioni i Arbitrazhit i Konferencës së Paqes për Jugosllavinë, vendosi që kufijtë e pashenjuara midis shteteve të sapoformuara – Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia – duhet të bëheshin kufijtë e tyre ndërkombëtarë.

Sllovenia dhe Kroacia, u përpoqën të formalizonin kufijtë e tyre detarë dhe tokësorë në bisedimet dypalëshe, por nuk ranë dakord se ku niste dhe përfundonte kufiri i secilit vend. Pasi Sllovenia iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2004, bllokoi hyrjen e Kroacisë për vite me rradhë, për shkak se nuk donte të komprometonte kufijtë e vet. Në vitin 2009, Sllovenia hoqi bllokadën, pasi Kroacia ra dakord të lejonte një gjykatë arbitrazhi të zgjidhte mosmarrëveshjen. Kjo i hapi rrugën anëtarësimit të Kroacisë në BE në vitin 2013.

Vendimi përfundimtar, pa apel

Në qendër të mosmarrëveshjes janë 7.3 milje katrorë det në Gjirin Piran në veri të Detit Adriatik. Kroacia pretendon gjysmën e gjirit. Gjithashtu i diskutueshëm, është një vijë bregdetare prej 416 miljesh përgjatë kufirit slloveno-kroat që formon kufirin jugor të zonës së Shengenit të Evropës, ku është i mundur udhëtimi pa pasaporta.

Kroacia nuk është anëtare e Traktatit Shengen. Por Sllovenia, e cila është, ngriti një gardh përgjatë kufirit në vitin 2015, për të frenuar rrjedhën e emigrantëve. Një gjykatë në Hagë, mori ​​një vendim unanim më 29 qershor, duke ia dhënë Sllovenisë shumicën e ujërave të kontestuara të gjirit.

Më e rëndësishmja, i dha vendit alpin me 2 milionë njerëzit, qasje direkte në ujërat ndërkombëtare nëpërmjet një korridori prej 10 miljesh.

Ndërkaq, Kroacisë iu dha zona e kontestuar përgjatë tri lumenjve në juglindje – Dragonja, Kupa dhe Mura – si dhe territori në një pllajë malore të quajtur Sveta Gera në Kroaci dhe Trdinov Vrh në Slloveni. Gjykimi i gjykatës ishte i formës së prerë dhe pa të drejtë apelimi.

Pas vendimit, Frans Timmermans, nënkryetar i Komisionit Evropian, krahu administrativ i Bashkimit Evropian, tha:”Komisioni vlerëson vendimin përfundimtar, dhe pret që të dyja palët ta zbatojnë atë”. Sllovenia e pranoi vendimin, por Kroacia refuzoi.

Në vitin 2015, qeveria e Zagrebit u tërhoq nga arbitrazhi, duke përmendur dëmet e pakthyeshme që i ishin bërë procesit, pasi u publikua në media një bisedë telefonike e përgjuar midis një avokati të qeverisë sllovene dhe një anëtari të gjykatës që shqyrtonte çështjen.

Sllovenia e njohu shkeljen, por Gjykata e Arbitrazhit vendosi në vitin 2016, se telefonata e përgjuar nuk qe e mjaftueshme për të detyruar gjykatën të braktiste shqyrtimin e kësaj çështje. Që nga vendimi i qershorit, kryeministri slloven Miro Cerar dhe ai kroat Andrej Plenkoviç janë takuar 9 herë, me Kroacinë që nuk pranoi të ndryshonte mendje.

Një “vit kritik”

Ky konflikt, nënvizon mosbesimin e vazhdueshëm dhe të thellë midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që rrjedhin prej luftërave të viteve 1990. Mosmarrëveshja shqetëson zyrtarët evropianë, të cilët po përpiqen të ruajnë një paqe të brishtë në Ballkan.

Ata e konsideronin vitin e ri, një shenjë të rëndësishme për të rinisur zgjerimin e unionit në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë mbetur në dhomën e pritjes për shumicën e dekadës së kaluar. Kandidatët që aspirojnë janë Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, së bashku me Shqipërinë.

Bashkimi Evropian, po synon gjithashtu integrimin e Ballkanit Perëndimor, për të forcuar kufijtë e jashtëm të bllokut, duke siguruar një kontroll më të mirë të kufijve të tyre dhe menaxhuar flukset e emigrantëve të ardhshëm nga jugu. Brukseli, dëshiron gjithashtu të ri-angazhojë rajonin për të shmangur ndikimin në rritje të Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

Por mosmarrëveshjet e ndryshme kufitare, vazhdojnë të ziejnë në rajon. Kroacia ka një mosmarrëveshje kufitare me secilën nga fqinjët e saj, përveç Hungarisë. Konflikti më i ashpër është me Serbinë, për një rrip toke prej 201 milje pranë lumit Danub. Të dyja vendet luftuan ndaj njëra-tjetrës në vitet 1990, dhe mbeten rivalë të egra.

Serbia ka qenë e para në garën e Ballkanit Perëndimor për integrimin evropian. Por si një anëtare me të drejta të plota, Kroacia mund të bllokojë ose vonojë pranimin e Serbisë. Ndërkohë kontestime mbi kufirin ka edhe Bosnja kundër Serbisë dhe Kroacisë, Serbia ndaj Kosovës, kjo e fundit ndaj Malit të Zi.

Maqedonia, është e vetmja republikë jugosllave që u pavarësua pa mosmarrëveshje kufitare. Por fqinja e saj, Greqia, e mohon ekzistencën e shtetit të ri, pasi thotë se emri i Maqedonisë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale mbi rajonin verior të Greqisë me të njëjtin emër.

Athina e ka detyruar fqinjën e saj të përdorë në rrafshin ndërkombëtar një emër tjetër, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, dhe e ka bllokuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian apo NATO, deri kur të ndryshojë emrin.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Ballkaninkufitaremosmarrëveshjetsërishtrazojnë

TË LIDHURA

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje
Rajoni

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

17:19 | 31/07/2025
Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar
Aktualitet

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë
Aktualitet

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025
Next Post
VIDEO/2018 do të jetë viti i makinave elektrike

VIDEO/2018 do të jetë viti i makinave elektrike

Video/“Roobin Hud 2”, banda e shqiptarëve që terrorizoi të pasur e të varfër

Emrat/ Kush janë shqiptarët që terrorizuan të madh e të vogël në Itali (Video)

Shqipëria bëhet për “spital”, brenda vitit shpërndahen 3,3 mln receta

Shqipëria bëhet për “spital”, brenda vitit shpërndahen 3,3 mln receta

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

by mirseda
23:07 | 31/07/2025
0

Qytetit i Konispolit është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave si Ansambël Arkitektonik Urban. Ministri Blendi...

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com