Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos prisni që Donald Lu të bëjë vezë të arta

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A ka përgjime për Vangjush Dakon? Analisti: Opozita të flasë me fakte, ose të heshtë

Nga Andi Bushati/ Pas një takimi të shpejtë me kryeprokuroren e përgjithshme tranzitore, një pjesë e madhe e mediave i kanë kujtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, faktin se ai i ka premtuar me bujë publikut shqiptar arrestimin e peshqve të mëdhenj në janarin e ardhshëm.

Por, megjithëse pak gjëra dihen realisht për “sekretet” që ata kanë diskutuar në mes tyre, një gjë është e sigurt, Donald Lu do e ketë shumë të vështirë ta përmbushë me nder premtimin solemn që ka bërë. Sepse ai sot gjendet në një udhëkryq me vetëm dy rrugëdalje, asnjëra prej të cilave nuk të shpie në destinacionin e treguar prej tij.

E para është ajo që ambasadori ka shprehur si formë garancie për krerët e dy partive opozitare shqiptare gjatë takimeve të së mërkurës. Ai ka thënë pak a shumë se Arta Marku nuk do të jetë në rolin e kamikazes ashtu sikurse pretendojnë PD dhe LSI, por do të kryejë vetëm funksionin e një zyrtareje të përkohshme, që nuk bëhet promotorja e tërmeteve të mëdha. Pra me një fjalë, po të besojmë këtë version të fakteve, jo vetëm në janar, por edhe disa kohë më pas nuk priten të vijnë tronditje sizmike nga institucioni i akuzës. Dhe një gjë e tillë i bën deklaratat e Lu-së të ngjashme me ato të Adriatik Llallës, i cili sa herë që dilte në ekran parathoshte hapjen e dosjeve të padëgjuara më parë.

Rruga tjetër, ose versioni i dytë është që, ashtu siç ka premtuar ambasadori Amerikan, prokuroria në drejtimin e Arta Markut, të fillojë që në janar goditjen e të paprekëshmve të deri sotëm. Por një gjë e tillë do të hapte një problem jo të vogël: Sepse ky institucion, që pas seancës së fundit parlamentare, që prej mënyrës se si u bë përzgjedhja e kryesueses së tij dhe që prej shfaqej së turpshme se si u betua ajo, simbolikisht ka marrë një ngjyrim të fortë. Edhe sikur Arta Marku të mos kishte asnjë dorë mbi dosjet edhe sikur ajo të ishte po aq jashtë sa një UFO në zyrën e prokurorit të përgjegjshëm, për të gjithë vartësit e saj mesazhi “emërimit” nga një parti e vetme do të qe i mjaftueshëm. Në një vend si Shqipëria, ku aftësia më e madhe e zyrtarëve është ajo për t’u përshtatur me frymën që diktohet nga pushteti, politizimi do të qe i pashmangshëm. Nga ky paragjykim, nuk do të shmangej dot, çdo lloj çështjeje që do të guxonte të hapte edhe prokurori më i rëndomtë. Nga ky mallkim nuk do të shpëtonte as gjithë reforma në drejtësi, që menjëherë do të njollosej me akuzat e kapjes prej njërës palë.

Për këtë reformë u propagandua për një kohë të gjatë se ajo do të hapte etapën e tretë të drejtësisë në raport me politikën. Nëse faza e parë ishte ajo e viteve ’90-2000, kur pushteti i Berishës president dhe ai i socialistëve të pas ‘97 i shfrytëzuan prokurorët dhe gjykatat për të spastruar rivalët e tyre politikë, nëse faza e dytë ishte ajo e balancës për të mos dënuar askënd dhe për të krijuar mitin e “të paprekshëmve”, kjo e treta parashihte një përmbysje përfundimtare të rroleve.

Por, po qe se beteja kundër politikanëve të korruptuar do të niste nga një prokurori e drejtuar nga një zonjë e veshur me kostumin e rilindjes gjithçka në vend që të shkonte përpara, mund të rikthehej në pikën zero. Pra mesazhi që do t’i përcillej publikut do të qe ai një sprapsjeje tragjike në kohët më të errëta të drejtësisë të komanduar nga Berisha i parë.

Pikërisht në këtë udhëkryq gjendet sot Donald Lu. Nga njëra anë ai do të donte të mbante premtimin për goditjen e peshqve të mëdhenj në janar. Ama, nga ana tjetër ai e kupton se nëse kjo ndodh nën suazën e një kryeprokuroreje të rilindjes, çdo gjë do të shkonte për dreq. Prandaj znj. Marku nuk është bekimi, por fataliteti i tij. Ai me të nuk e pjell dot vezën e Artë me të cilën na kishte joshur të tërëve. /Lapsi/

Tags: dhënëdonald luduhetfjalambajtursfidonvetveten

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Droga shqiptare përmbyt Italinë, autoritetet: Po na vrasin trafikantët

Droga shqiptare përmbyt Italinë, autoritetet: Po na vrasin trafikantët

Doktorët që mund të të bëjnë “virgjëreshë”

Doktorët që mund të të bëjnë "virgjëreshë"

Erdogan “mposht” Trump, vetëm 7 shtete por SHBA-ve në OKB

Erdogan "mposht" Trump, vetëm 7 shtete por SHBA-ve në OKB







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

by mirseda
12:26 | 05/01/2026
0

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër,...

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com