Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos nxito të linçosh patronazhistët

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

Nga Gjergj Erebara

Shqiptarët po përdorin një databazë të rrjedhur, që besohet se i përket Partisë Socialiste për të identifikuar një numër prej mijëra zyrtarësh socialistë që kryejnë një punë të dytë si patronazhistë, një term që shqiptarëve u rikujton me të drejtë praktikat famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, policisë politike të kohës së diktaturës komuniste.

Përveç identifikimit të “përgjuesit tënd personal” dhe mbajtjes përgjegjës të tij për dhunimin e të dhënave personale, rreziku është që gjuetia për patronazhistët socialistë të kthehet në një fushatë kombëtare linçimi.

Ndonëse autori i këtyre radhëve beson se patronazhisti në përgjithësi është një parazit që paguhet nga taksat tona dhe ka grabitur të dhënat tona personale dhe se ostracizmi shoqëror është politika e duhur qytetare ndaj korrupsionit politik, unë gjithashtu besoj se shqiptarët duhet të demonstrojnë qytetarinë e vet, pikërisht duke mos bërë atë që patronazhistët bëjnë me të patronizhuarit.

KA DY ARSYE SHUMË TË SHËNDOSHA PËR TË MOS U NXITUAR

1. Nëse keni emrin e një patronazhisti, duhet të keni parasysh se me të njëjtin emër dhe mbiemër në Shqipëri mund të jenë më shumë sesa një qytetar. Emri dhe mbiemri nuk mjaftojnë për të identifikuar patronazhistin tuaj dhe ju mund të jeni duke marrë inat njeriun e gabuar, një qytetar tjetër si ty që ka qëlluar të ketë të njëjtin emër dhe mbiemër me një patronazhues. BIRN përdori formula kompjuterike për të identifikuar patronazhistët në listën e votuesve në databazë dhe zbuloi se: nga mbi 9,000 emrat e patronazhistëve, 1984 nuk identifikohen dot nga kjo databazë: nga 7133 patronazhistët që mbeten, 4205 vetë kanë emër unik, pra, emri dhe mbiemri i tyre përputhen me vetëm një individ në listën e votuesve të patronazhuar, gjë që do të thotë se punësimi i tyre mund të identifikohet me një shkallë të lartë sigurie. Emrat e pjesës tjetër prej 2928 vetash përsëriten në databazë dy ose më shumë herë. Në një rast, emrin dhe mbiemrin e një patronazhisti e mbajnë edhe 36 qytetarë të tjerë. Edhe të 4205 emrat unikë nuk mund të thuhet me garanci të plotë se janë identifikuar saktë për shkak se ndonjë qytetar tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër mund të ekzistojë jashtë listës së votuesve të Tiranës, por raste të tilla ka gjasa që janë të pakta. Me pak fjalë, fakti që keni gjetur një emër në databazë nuk do të thotë automatikisht se keni identifikuar spiunin. Ka shumë gjasa që po mbani përgjegjës njeriun e gabuar. Nevojiten të dhëna shtesë për t’u siguruar se keni identifikuar saktë patronazhistin. Mos u mjaftoni vetëm duke hapur aplikacionin që tregon se emri yt është markuar nga një patronazhist.

2. Ne dimë shumë pak gjëra për përgjegjësinë individuale të secilit prej 9 mijë emrave të kolonës “patronazhisti” në databazën e socialistëve. Nëse i gjykojmë nga shënimet që kanë lënë, disa prej tyre ngjajnë po aq të neveritshëm nga bashkëpunëtorët e Sigurimit. Është me të vërtetë diçka e neveritshme që në Shqipërinë e shekullit të 21 të lexosh shënimin: “Referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”, pra, që një patronazhist kërkon të mbajë nën monitorim dikë vetëm e vetëm se ai ka një preferencë të caktuar politike, por jo të gjithë 9 mijë patronazhistët mund të jenë të tillë. Neve na duhet më shumë informacion për të ditur se çfarë ka bërë dhe çfarë nuk ka bërë secili prej tyre. Ka gjasa që shumë prej patronazhistëve as nuk e dinë që partia u ka dhënë këtë rol e ndoshta ka prej tyre që kanë këtë rol për të mbajtur një vend pune por nuk e ushtrojnë profesionin e patronazhistit.

Këto dy gjëra tregojnë se ne qytetarët e Shqipërisë duhet të bëjmë saktësisht të kundërtën e asaj që bëjnë këto patronazhistë. Komentet e tyre janë përplot me paragjykime, hamendësime budallallëqe dhe, me raste, raciste. Reagimi ynë duhet të jetë i mbështetur në arsye.

Ata i japin të drejtë vetes të shohin çdo votues si një armik potencial që duhet të dhunohet përmes armatosjes me të dhënat tona personale. Ata pretendojnë se dinë gjëra për ne, kur në fakt nuk dinë asgjë. Njerëz që kanë njëzet vjet në emigrim, raportohen si votues të njërës apo tjetrës parti mbështetur në paragjykimet e zakonshme të prejardhjes familjare apo vendlindjes.

Ne nuk duhet të biem në nivelin e tyre. Nuk mund t’i lejojmë vetes të mbireagojmë pa u kujdesur të jemi 100% të sigurt se kemi gjetur me të vërtetë “spiunin” dhe pa u informuar nëse ky me të vërtetë ka bërë poshtërsitë që databaza sugjeron se ka bërë. Me pak fjalë, ne nuk duhet ta marrim informacionin e databazës si automatikisht provë.

Patronazhistët kanë krijuar sakaq një klimë të neveritshme tensioni. Ne të tjerët duhet të kujdesemi ta përmirësojmë mjedisin ku jetojmë dhe jo ta bëjmë më keq.

Grekët e lashtë kanë pasur një praktikë si reagim qytetar ndaj politikanëve që dukej se kishin prirjen të bëheshin diktatorë. Ata i mbanin qëndrim si qytetarë, nuk i flisnin, e injoronin, e përbuznin, e përjashtonin nga shoqëria e qytetarëve normalë. Kjo quhet ostracizëm. Ne në Shqipëri jemi sot në pozicionin kur kemi mundësi të kufizuar të ndryshojmë gjërat me votë, por ama mund të ndihmojmë veten duke ushtruar ostracizëm ndaj të gjithë atyre që dukshëm janë të korruptuar, batakçinj, trafikantë. Kjo është shumë më efikase sesa linçimi publik i disave vetëm për shkak se u ka dalë emri në një databazë. Reporter.al

Tags: gjergj erebaraopinionpatronazhist

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Lajmi i fundit/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan (Emri)

Lajmi i fundit/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan (Emri)

Elbasan/ Xhuvani eksponent politik në qytet, vras*si dyshohet ish-Renea

Lajmi i fundit/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan (Emri)

Viti 2015 / Prokuroria e Tiranës: Si manipulonte faturat e ilaçeve Xhuvani

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
Aktualitet

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

by mirseda
14:49 | 29/05/2025
0

Erjon Alibej alias (Krymi), njeriu me rekordin më të madh të vrasjeve (7 të tilla) në dosjen...

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

14:47 | 29/05/2025
Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

14:43 | 29/05/2025
Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

14:39 | 29/05/2025
Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

14:30 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com