Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Zbardhen dëshmitë për vrasjen e 20-vjeçarit në Ksamil

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Detaje të reja dalin nga dëshmitë e dy shokëve të Luis Miguel Varela Mendez, turistit portugez 20-vjeçar që mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht. Në deklarimet e tyre për hetuesit, Adib Ghanmi dhe Ibraim Leimoeiv, të cilët ndodheshin bashkë me viktimën, kanë përshkruar momentet para dhe gjatë përleshjes në kompleksin “Principote”.

Sipas Adib Ghanmit, grupi përbëhej nga shtatë persona. Ata po festonin në klubin “Principote” dhe, pasi festa përfundoi, qëndruan në plazh.

“Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principote’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh”, ka deklaruar Ghanmi.

Sipas tij, në plazh iu afrua një person i veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, rreth 25-30 vjeç, me trup normal dhe flokë të shkurtër. Ghanmi ka deklaruar se personi ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një prej shokëve të tij.

“Pse më shan? Nëna është e shenjtë”, i është përgjigjur shoku i Ghanmit, sipas dëshmisë.

Më pas, sipas tij, personi e goditi me kokë shokun e tij dhe grupi u përfshi në konflikt.

“Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futëm të gjithë në konflikt”, ka deklaruar Ghanmi.

Sipas dëshmisë së tij, më pas ka ardhur një person tjetër, i veshur me rroba të bardha dhe me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë.

Ghanmi ka deklaruar se ky person fillimisht ka goditur me thikë në këmbë shokun e tij të quajtur Tourpal, dhe më pas ka goditur me thikë shokun tjetër, Luis Miguel Varela Mendez, në zemër.

“Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim të quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë në zemër”, thuhet në dëshmi.

Në atë moment, sipas Ghanmit, njerëzit nisën të bërtisnin dhe në drejtim të tyre erdhën rreth 10-15 persona të sigurisë.

“Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt”, ka deklaruar ai.

Ghanmi ka treguar gjithashtu se tentoi të kapte personin që kishte goditur me kokë shokun e tij.

“Personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, ka deklaruar ai.

Prokuroria e ka pyetur Ghanmin nëse e njihte personin që kishte kryer vrasjen. Ai ka deklaruar se, nëse do ta shihte, do të ishte në gjendje ta njihte.

Më pas, prokuroria i ka treguar fotografinë e Sokrat Vatës dhe, sipas dëshmisë, Ghanmi e ka njohur atë si personin që kishte thikën dhe që kishte goditur shokun e tij.

Dëshmia e Ibraim Leimoeivit

Edhe shtetasi francez Ibraim Leimoeiv, mik i viktimës, ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Leimoeiv ka deklaruar se grupi ishte në klubin “Principote”, ku po festonin, dhe më pas kishin dalë dhe kishin shkuar te shezlonget.

“Ishim të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri, i cili fliste pak frëngjisht”, ka deklaruar ai.

Sipas Leimoeivit, personi u tha: “Qetësohuni ose do t’ju q*** nënën”, dhe më pas goditi me kokë shokun e tij Tourpal.

“Ai na thotë qetësohuni ose do t’ju q*** nënën, ndërsa më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt”, thuhet në dëshmi.

Gjatë përleshjes, sipas tij, erdhën edhe persona të tjerë. Leimoeiv ka deklaruar se pa një person të veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë, me flokë të gjata gështenjë dhe pak mjekër.

“Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person të veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër, i cili iu drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas iu drejtua Louis Miguel”, ka deklaruar ai.

Leimoeiv ka sqaruar se në atë moment kishte shumë lëvizje dhe shumë persona, ndaj nuk e kishte parë momentin kur Luis Miguel u godit.

“Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel”, ka deklaruar ai.

Pas ngjarjes, Leimoeiv ka treguar se i ka dhënë ndihmën e parë shokut të tij.

“Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plagës”, thuhet në dëshmi.

Edhe Leimoeiv është pyetur nëse e njihte personin që kishte goditur me thikë. Ai ka deklaruar se, nëse do ta shihte, do të ishte në gjendje ta dallonte.

Më pas, pasi i është treguar fotografia e Sokrat Vatës, Leimoeiv e ka njohur atë dhe ka deklaruar se ishte personi që kishte thikën dhe që kishte goditur shokun e tij.

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Lamallari: Strehim social për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe viktimat e dhunës në familje

“I ka hequr brinjët për belin”/ Nora Istrefi zbulon të vërtetën për thashethemet

“Jehona e daulleve në Shebenik”, festa e përvitshme që synon promovimin e zonës së Prrenjasit







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com