Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“’Mos më çaj këtë’ e ‘më hëngsh atë’, modeli që servir politika dhe përdhunimi i minorenes nga…”

7 vjet ago
in Të Gjitha
“’Mos më çaj këtë’ e ‘më hëngsh atë’, modeli që servir politika dhe përdhunimi i minorenes nga…”

Eni Vasili/ Tmerri që përjetoj çdo herë që lexoj detaje të reja rreth përdhunimit të vajzës 14 vjeçare në Kavajë besoj është i çdo gruaje në Shqipëri.

Lotët më mblidhen në grykë për fatin e atij fëmije që nuk është e vetmja që hesht për dramën e saj . Dhe këtë e di jo vetëm si grua por edhe si gazetare që ka mbledhur kaq shumë rrëfime e ka dëgjuar po aq histori.

Por në këto radhë nuk dua të flas as si grua e as si gazetare e angazhuar. Do të  flas si gazetare e politikës që prej 15 vitesh ka krijuar një platformë mediatike ku çdo ngjyrë e politikës presupozohet të vijë të flasë për alternativat, për çka bërë e çfarë duhet të bëjë, që kryeministrat e ministrat të japin llogari para qytetarëve edhe pse ka kohë që duket se llogari japin vetëm gazetarët para  pushtetarëve .

E vërteta është që banaliteti I politikëbërjes po mbyt shoqërinë në çdo qelizë dhe ulërima vjen edhe nga kjo ngjarje në Kavajë  .

Ju kujtohet Baba Taku dhe çanta e tij ? Diçka fshihej aty ,ca video apo ca dokumente shantazhonin dikë , nuk u bënë kurrë publikë por ndoshta ankandi I tyre është bërë tjetërkund. Po IMSI-catcher ju kujtohet ? Thuhet se ka përgjuar shumë politikanë por nuk dolën kurrë në publik, diku mund të jenë shitur apo shkëmbyer edhe ato.

Po çimka ne zyrën e Saimir Tahirit, video e Brazilit me protagonist Ditmir Bushatin? Ju kujtohet sa shume kemi dëgjuar për të në parlament? Thuhet se ka edhe një për Gjushin me Avdylajt, edhe një për  Damianin me Bajrat pa harruar atë të Santa Quarantës ku janë të gjithë me të gjithë. Thonë që ca video për Edi Ramën I ka PD ca të tjera I ka Rama për Berishët dhe Bashistët.

Dhe në gjithë këtë zallamahi shantazhi dhe intrige politike disa adoleshente nga Kavaja menduan të bëjnë të njëjtën gjë. Të bëjnë një video e të shantazhojnë një minorene .

Pa hequr asgjë nga indi kriminal qe këta adoleshentë kanë ndër vete, pa hequr asnjë përgjegjësi nga familjet e tyre që kanë prodhuar me edukimin apo mosedukimin e tyre disa mostra njerëzore, të rrimë shtrembër e të flasim drejt unë mendoj që nuk janë të vetmit fajtorë edhe pse para gjykatës do përgjigjen veç ata.

Çfarë duhet të presim nga adoleshentët e një  shoqërie që dhunohet çdo të enjte nga  140 të zgjedhurit e popullit që sherrosen si në bilardon e lagjes me fjalët më të ndyra?

`Mos me caj ketë “ e  “më hëngsh atë“ I serviren sot publikut si modele dhe standarde komunikimi po aq sa modeli I shantazhit me video, foto e çdo gjë që dikë e implikon diku.

Nuk ka më rëndësi çfarë është e vërtetë e çfarë jo, por sa shumë flitet dhe sa shumë dëmtohet kundërshtari prej këtyre akuzave e shantazheve pa fund.

Ata 7 adoleshentë nga Kavaja që  kryen një akt barbarizmi mesjetar sigurisht  nuk e dinë që jetojnë në erën e post-truth ku faktet nuk kanë më rëndësi. Por ata dinë shumë mirë  që rëndësi ka se kush posedon videon.

Shkruar për hapur.al

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Ekzekutimi i ish-policit në kryeqytet, gjendet e braktisur makina e autorëve

Ekzekutimi i ish-policit në kryeqytet, gjendet e braktisur makina e autorëve

“Edhe unë do të zgjidhja Zvicrën”, dilema e futbollistëve shqiptarë

“Edhe unë do të zgjidhja Zvicrën”, dilema e futbollistëve shqiptarë

Sulmet kibernetike/“Rusia po përgatitet që të shkatërrojë botën”

Rusia po sulmon nga brenda sistemin amerikan







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin
Aktualitet

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

by mirseda
10:26 | 07/03/2026
0

Efektivët e RENEA-s dhe BKH-së janë larguar nga zona e Ujit të Ftohtë pas operacionit që u...

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com