Padiskutim që cilësia e gjumit ndikon në humorin dhe produktivitetin tonë. Gratë shtatzëna janë më të prirura të vuajnë nga çrregullimet e gjumit, për shkak të barkut të rrumbullakosur.
Disa pozicione nuk janë aspak të rehatshme, duke ndikuar dhe në shëndetin tuaj dhe të bebes. Pozicioni më i rehatshëm është fjetja në anën e majtë, me një jastëk midis këmbëve dhe këto të fundit të përthyera.
Shpina juaj do të qëndrojë drejtë. Për rrjedhojë, në mëngjes nuk do të ndjeni dhimbje kurrizi, dhe ky pozicion favorizon rrjedhjen e gjakut direkt në placentë. Ana e djathtë ka disavantazhet e saj po ashtu. Mëlçia juaj është në anën e djathtë, dhe mund të shkaktojë siklet në mitrën tuaj.