Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Morën peng 68-vjeçarin dhe i kërkuan bashkëshortes së tij 2 milionë Lekë, arrestohen 5 persona

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Morën peng 68-vjeçarin dhe i kërkuan bashkëshortes së tij 2 milionë Lekë, arrestohen 5 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, pasi morën peng një 68-vjeçar dhe e kërcënuan bashkëshorten e tij që t’u japë atyre 2 milionë Lekë në këmbim të kthimit të burrit në shtëpi me shëndet të plotë.

Në pranga kanë rënë vëllezërit Sulejman dhe Klinton Sina 21 dhe 31 vjeç, si dhe shtetasit Idajet Mashollari 21 vjeç, Bajram Ibraliu 57 vjeç dhe Nikoleta Begolli 32 vjeçe.

Ishin vëllezërit Sina dhe Masholli ata të cilët morën me forcë në makinë E.Agalliu nga rruga “George W. Bush”, për ta çuar më pas në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë. Më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, për ta kërcënuar me jetë për burrin e saj, në rast se nuk sillte 2 milionë Lekë. Paratë u dorëzuan Ibraliut në zonën e Saukut.

Pas arrestimit të autorëve, në automjetin e Begollit, me të cilën lëviznin ata, u gjetën dhe u sekuestruan 1 746 000 Lekë, të dyshuara se kanë mbetur nga paratë e dhëna nga bashkëshortja e 68-vjeçarit.

Grupi i rrëmbyesve pretendojnë se 68-vjecari kishte lidhje intime me 32-vjeçaren e arrestuar. Autorët janë shprehur para bluve se ajo është e aferme e tyre ndaj dhe kanë marrë peng 68-vjeçarin.

Agalliu ka mohuar të ketë pasur lidhje intime me Begollin, por kjo e fundit shpreh të kundërtën.

Megjithatë, sipas uniformave blu, dyshohet se kjo histori është sajuar për t’i marrë paratë 68-vjecarit. Ata e kanë mbajtur peng per rreth 5 orë në fshatin Kakunj.

Ka qenë një familjar i të rrëmbyerit i cili ka njoftuar policinë të cilët më pas identifikuan personat e përshirë në pengmarrje.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imediat”.

Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Next Post
Sarandë/ U dhunua ditën e djeshme, niset drejt Traumës 22-vjeçari!

Sarandë/ U dhunua ditën e djeshme, niset drejt Traumës 22-vjeçari!

Posedonte kanabis në automjet, vihet në pranga 20-vjeçari në Kukës, qarkullonte edhe pa leje drejtimi

Posedonte kanabis në automjet, vihet në pranga 20-vjeçari në Kukës, qarkullonte edhe pa leje drejtimi

Identifikohen rrëmbyesit e të moshuarit në Tiranë!/ Dyshohet se ngacmoi gruan e një prej autorëve

Identifikohen rrëmbyesit e të moshuarit në Tiranë!/ Dyshohet se ngacmoi gruan e një prej autorëve







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali
Bota

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

by mirseda
21:04 | 17/03/2026
0

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij. Sipas mediave italiane,...

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

20:20 | 17/03/2026
Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

20:18 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com