Moderatorja Fatma Haxhialiu, e shqetësuar në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në familjet shqiptare, ku bilanci është negativ, ka bërë një thirrje të hapur.
Ata të cilët ne i cilësojmë si monstra, kanë nevojë për ndihmë. Këto vrasje makabre, nuk janë gjë tjetër veçse tregues se sa në depresion është futur kjo shoqëri.
Mjaft e indinjuar për çfarë po ndodh rëndom çdo ditë në këtë vend, Fatma kërkon që të merren seriozisht njerëzit me shëndetin mendor.
Ajo ndalet tek rasti i një nëne, e cila kërkonte të mbyste fëmijët e saj. Moderatorja nënvizon se fëmijët nuk i përkasin prindërve, i përkasin vetes, shoqërisë dhe vendit ku jetojnë.