Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? “Frigo ALBA” e futi në treg duke e shitur nën kosto, AKU e fsheh

5 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, shendetesi
Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? “Frigo ALBA” e futi në treg duke e shitur nën kosto, AKU e fsheh

“Ora News” ka denoncuar faktin se ne Shqiperi ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmonelë. Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Z. Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka. Skandali i publikuar “u tentua të zbutet” nga AKU me arsyetimin se ky mish do të asgjësohet.

Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Kanë kaluar 3 muaj nga bllokimi i mishit me salmonelë dhe i kemi kërkuar AKU-së informacion nëse është asgjësuar kjo sasi mishi? Ky institucion, në 29 prill, shprehet se subjekti importues “Frigo ALBA” ka njoftuar DRAKU në Tiranë për të kryer procedurën e asgjësimit të mishit dhe jemi në pritje të përfundimit të procesit.

Nga një investigim më i thelluar i gazetares Alketa Çeku rezulton se AKU po tenton të fshehë destinacionin final te mishit me salmonelë. Në një përgjigje të dytë nga ky institucion na bëhet me dije se asgjësimi është kryer në datën 23 prill, ndërkohë që në datën 29 prill AKU shprehej se ky proces nuk ka përfunduar. Praktikisht dy përgjigje të ndryshme për të njëjtën procedurë. AKU refuzon t’i vendosë në dispozicion medias dhe publikut foto dhe video nga groposja e mishit me salmonelë.

Skandali vijon të thellohet kur AKM na njofton zyrtarisht se subjekti “Frigo ALBA” nuk ka bërë asnjë kërkesë për asgjësimin e mishit me salmonelë. Inspektorë e Mjedisit duhet të jenë prezent në këtë procedurë për të vërtetuar që mishi është asgjësuar, por ato nuk kanë dijeni për groposjen e 4516.75 kg fileto derri me salmomelë.

Zyrtarisht nuk ka prova se ky mish është asgjësuar. Burime për Tv “Ora News” shprehen se janë bërë tentativa për ta hedhur mishin me salmonelë në treg duke e shitur nën kosto. Pyetja që duhet të ngrejë në këmbë institucionet është se ku përfundoi mishi me salmonelë? A ka lidhje helmimi i fëmijëve në kopshtin shtetëror me futjen në treg të këtij mishi?/OraNews

TË LIDHURA

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

19:01 | 25/10/2025
Next Post
Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë: Etapa e dytë Shkodër–Elbasan/ Ja kush dominoi kësaj here

Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë: Etapa e dytë Shkodër–Elbasan/ Ja kush dominoi kësaj here

“Të lumtur dhe të suksesshëm”, Trump parashikon marrëveshje BE-SHBA: Nëse nuk ka marrëveshje, veproj i vetëm

“Të lumtur dhe të suksesshëm”, Trump parashikon marrëveshje BE-SHBA: Nëse nuk ka marrëveshje, veproj i vetëm

Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Operative brenda këtij viti

Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Operative brenda këtij viti







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com