Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Mirush Kabashi rrëfen çfarë ndodhi në darkën me Veliajn dhe Ndrenikën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mirush Kabashi rrëfen çfarë ndodhi në darkën me Veliajn dhe Ndrenikën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kishte qëndruar për më shumë se 2 orë në shoqërinë e aktorëve të njohur Robert Ndrenika dhe Mirush Kabashi.

Ata janë parë të shohin ndeshjen në një nga restorantet e Hotel Tiranës, ku edhe kanë parë së bashku një nga ndeshjet e Kampionatit Botëror. Kuptohet se qëllimi ishte një marrëveshje për godinën e Teatrit Kombëtar. E ka konfirmuar këtë njëri nga pjesëmarrësit në këtë darkë, aktori Mirush Kabashi.

Në protestën e zhvilluar mbrëmjen e së hënës përpara Teatrit Kombëtar, Kabashi ka folur për atë që u diskutua në këtë darkë.

“Dje kemi pasur një ftesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës bashkë me Robert Ndrenikën. E gjykuam dhe e konsultuam bashkë me organizatorët e protestës dhe shkuam. Kemi diskutuar 2 orë e gjysmë, por termi më i mirë do të ishte “kemi polemizuar 2 orë e gjysmë”.

Natyrisht që e dëgjuam. Ai ishte bashkë me nënkryetarin, zotin Mazniku në mos gaboj, dhe ai shpjegoi bastar në shifra kryesisht dhe mbi bazë shembujsh, dëshirën e tij që t’i shtonte vetes një plus duke ndërtuar një teatër të ri në shërbim të komunitetit artistik. Një teatër modern, por këtu në gërmadhat e teatrit ekzistues.

Njëkohësisht premtoi se këtë gjë do ta bëjë në marrëveshje me komunitetin artistik dhe e kërkoi këtë taklim për të na shpjeguar dëshirën e tij dhe për të dëgjuar nga ne se cili ishte gjykimi ynë.

Kam përshtypjen se ne nuk u treguam të ashpër, por u përpoqëm që problemin të mos e trajtojmë mbi baza shembujsh dhe mbi baza shifrash, ku edhe ne në fakt nuk ishim shumë kompetentë, por ta trajtonim mbi baza parimesh.

Ndaj i kërkuam me forcë të madhe që përpara se të merret qoftë edhe vendimi më i vogël ai duhet të komunikojë me përfaqësuesit e komunitetit artistik, por edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët përbëjnë atë pjesë të rëndësishme të këtij që quhet “Teatër”.

Ai duhet të diskutojë tre gjëra kryesore: E para, nëse duhet të rikonstruktohet ky Tetaër apo duhet të ndërtohet një Teatër i ri modern. E dyta, nëse duhet të bëhet me paratë e një bashkëpunimin publiko-privat PPP apo duhet të bëhet me fonde të shtetit dhe e treta, në qoftë se do të bihet dakord me këtë përfaqësi për dy çështjet e para duhet që në projektin që do të bëhet duhet të mbetet e gjithë sipërfaqja ekzistuese e Teatrit Kombëtar.

Unë u përpoqa t’i argumentoj, dhe jo pak,që ky duhet të mbetet dhe të rikonstruktohet ky Teatër sepse ka përballë një histori shumë të lavdishme.

Ndrenika ishte që mund të bëhet edhe një Teatër i ri, por jo me PPP, por i paguar nga shteti. Sipas tij, Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet nga shteti, ashtu siç e kanë bërë edhe vendet fqinje.

U përpoq të na kujtojë zoti Veliaj se është rritur buxheti për kulturën nga viti në vit dhe ne i kujtuam se Kosova e ka dy herë më të madh buxhetin për kulturën se Shqipëria dhe se Maqedonia e ka 3 apo 4 herë më të madh. Dhe se Maqedonia ka ndërtuar disa teatro. Patëm një polemikë të gjatë. I thashë zotit Veliaj edhe atë se ne artistëve na kanë imponuar një ligj që është më diktatorial se vetë ligjet e diktaturës” – rrëfeu Kabashi./Lapsi/

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Mazniku i prerë: Ndërtesa nuk mund të shërbejë si Teatër Kombëtar

Mazniku i prerë: Ndërtesa nuk mund të shërbejë si Teatër Kombëtar

Shtypi i ditës, 19 qershor 2018

Shtypi i ditës, 19 qershor 2018

Të shtatët në botë për azilkërkuesit në BE

Të shtatët në botë për azilkërkuesit në BE







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com