Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Minutë pas minute/ Dalin bisedat në Whatsapp të kontrollorëve të Rinasit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

“Panorama.al” ka zbardhur pjesë nga procesverbali i mbajtur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për tre kontrollorët e ndaluar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” si dhe komunikime të tyre përmes aplikacionit Whatsapp, në datat 6 dhe 7 prill, kur vendosën të shpallin paaftësinë e përkohshme, për punë çka solli më pas edhe bllokimin e fluturimeve në Rinas.

“Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ai në datën 7 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol në hotel Airport Tirana.

Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së vecantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 6 dhe 7 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza.

Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Sakaq, prokuroria thotë se shtetasi Armando Fezga, u ndalua me iniciativë të policisë për shkak të gjendjes së ngutshme sepse ai ka rrezik ikjeje dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Muhin Mezini është ndaluar për të njëjtën akuzë, gjithashtu edhe kontrollorja Flora Ndreca.

“Më datën 7 prill 2021, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë është depozituar kallëzimi nga shoqëria Albcontrol dhe materiali kallëzues i referuar nga shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Rinas, me anë të së cilës janë kallëzuar penalisht shtetasit Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

BISEDAT NE WHATSAPP

Nga tërësia e veprimeve hetimore të tilla si kqyrja e aparatit celular të shtetasit Armando Fezga është konstatuar se ai ka komunikuar përmes Whatsapp me shtetasin Eldi Dervishi ë cilit në datën 6 ora 11:34 i shkruan:

“Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”.

Më pas në komunikimin në grup në datën 6 në orën 4:35, kontakti i regjistruar me emrin ‘Hajredini’ i shkruan shtetasit Armando “po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë.”

Ndërsa kontakti Klesti shkruan “Mbylle kullën”.

Shtetasi Hajredin i përgjigjet “se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak prapa ndërmarrjes”.

Nga kqyrja e aparatit ceuluar në posedim të shtetases Flora Ndreca është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet Whatsapp me Gersi Spaho, të cilit në datë 6 ora 21:12 i shkruan se “mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin?”

Në datën 6 ora 10:50 Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petri përmes Whatsapp foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij ndërsa ky i fundit i është përgjigjur “në 12 jam aty”.

Në datën 6 ora 10:49 Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të rregjistruar me emrin Ezi foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij ndërsa Ezi i përgjigjet “e mira është të shkruash më shkurt”.

“Ndikimi i shtetasit Muhin Mezini me detyrë mbikqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror tek shoqëria Albcontrol tek vartësit e tij për plotësimin e formularit të paaftësisë së përkohshme në punë, provohet edhe nga deklarimet e shtetasve Emiljano Majani, Erion Alibali, dhe Erjon Krisafi”, thekson Prokuroria.

Tags: bisedat whatsappkontrolloretrinas

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër
Aktualitet

U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

20:20 | 04/03/2026
Next Post
Vaksinimi/ Rama: Basha hesht se nuk është lideri i PD

Minutë pas minute/ Rama Metës: Ilir kam lajm të keq për ty!

“Sa më keq ta bëjë, aq më zi do ia bëjmë”, Enkel Demi paralajmëron Ramën

Edi Rama ka bërë grusht shteti që të mos shkojmë në zgjedhje

Pse mund të keni efekte anësore më të rënda nga vaksina nëse jeni i ri apo grua

Pse mund të keni efekte anësore më të rënda nga vaksina nëse jeni i ri apo grua







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com