Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini e ftuar në emisionin “Kjo javë”, foli gjerësisht për protestën studentore dhe atë të pedagogëve e paralajmëruar për të hënën. Shahini, ndërsa u ndal te detyrimet e Universiteteve ndaj studentëve u shpreh që janë ligjëruar mjaft pedagogë me punime plagjiaturë.
“Ne po ligjërojmë pedagogë, që ndoshta në punimin e tyre kanë plagjiaturë. Këtë na e kërkuan studentët. Të gjitha punimet t’i dixhitalizojmë, se janë tashmë publike. Të shohim se cili është softëare më i mirë për të parë plagjiaturën. Ne ftojmë universitetin të shohim se cila është mënyra më e mirë që të zbulohet. Më pas grupet e punës të shohin nëse kjo ngjashmëri është plagjiaturë”, u shpreh ajo.
Studentët thonë që jo të gjitha pikat janë plotësuar, duke nisur që nga pika e parë
Tarifat është plotësur plotësisht. Për t’u punësuar nuk ështe e nevojshme për të pasur një diplomë masteri. Janë shumë pak profesione që kërkojnë atë nivel studimi. Kur nuk është e nevojshme të futesh në tregun e punës, nuk duhet tarifa e masterit. 90 mijë studentë, përfitojnë nga pakoja financiare për të përfituar bursat. Në shumicën e vendeve punës te portal që kemi hapur “ Punë të mbarë” shumica e studenteve nuk duhet të kenë një diplomë master.
Për drejtimet mësues, psikolog, duhet të diskutohet si të vijohet. I bëj thirrje studentëve që të paktën të lënë sekretaritë e universiteteve të kryejnë punën.
Në shumë fakultete studentët kanë firmosur?
I bëj thirrjet të përgjithshme, kur flasim për pakica dhe shumica. Flasim për 168 mijë studentëve, është vetëm një grup i vogël që po zhvillojnë mësimin momentalisht. Studentët bllokojnë hyrjen ose përdorin forma të dhunshme, prishin mësimin, thonë jeni tradhëtarë ta kauzës, thonë studentët që në rrjetet sociale është një presion i paparë.
Unë do doja ta dija shumë pedagogët pse ata janë në grevë
Ne po ligjirojmë pedagogë, që ndoshta në punimin e tyre kanë plagjiaturë. Këtë na e kërkuan studentët. Të gjitha punimet t’i dixhitalizojmë, se janë tashmë publike. Të shohim se cili është software më i mirë për të parë plagjiaturën. ne ftojmë universitetin të shohim se cila është mënyra më e mirë që të zbulohet. Më pas grupet e punës të shohin nëse kjo ngjashmëri është plagjiaturë.
Abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë si shkaktor kryesor i protestës
Dy gjëra, Vendimet e Këshillit të Ministrave nuk janë të shkruara në gur, në momentin që pedagogët janë të gatshëm t’i bëjnë brenda studentëve. Me fondin amerikano-shqiptar për zhvillim janë përkthyer shumë libra në formë cilësore. Ky grup i punës do bëjë identifikimin e literaturave. Pse nuk duan pedagogët më shumë literaturë për studentët,që ata të marrin më shumë dije dhe të jenë sa më shumë konkurueshëm në tregun glogal.
Kanë kërkuar që të ndërtojmë një biblotekë. Është një grup pune që identifikon literaturën më të mirë dhe përshtatshme. Kemi çuar kërkesë te të gjitha universitetet, të cojnë të gjitha përfaqësuesit e tyre për të ngritur grupin e punës. Përkthimi është një process shumë i shtrenjtë.
Pse nuk je këshilluar për VKM
Kërkesat e studentëve ishte që qeveria të ndërhyjë në diçka që duhet të ishte në marrëdhënie të studentëve me pedagogët. Ishte diçka urgjente por që mund të ndryshojë rrugës. Natyrisht nuk janë pyetur të gjithë pedagogët, por një pjesë e tyre. Do takoj personalisht pedagogë. Universitetet e tjera krijojnë buxhet vetëm me punimet e tyre shkencore. Kemi vendosur të rrisim buxhetin për punimet shkencore. Nevoja për studime që ka një ministri, do rritet fondi për kërkimin shkencor.
A e ka menduar seriozisht qeveria, që nëse mbaron viti pa diplomim, do futet sistemi në kolaps
Sa më shumë të zgjatet bojkoti , aq më shumë do zgjasë sezoni. ne sot bëmë inspektime në konvikte. Ne kemi marrë gjithë këto vendime që kërkesat që erdhën nga studentët te ne për shkak se universitet nuk e plotësonin. Ne nuk po delegojmë asgjë.
Çfarë masash do merrni nëse vazhdon grevë urie.
Kjo nuk mund të behet vetëm nga qeveria, besoj se është e qartë për ju, edhe për publikun që po na ndjek.
Kur do ndiqen doktakturat
Herën e fundit që është bërë vëzhgimi i doktoraturave, pedagogët kanë pasur në mentorim 5 studentëve në raste të tjera edhe 50 studentë, një gjë që është e pamundur të prodhojë cilësi. Në momentin që do zgjidhet situate do bëhet edhe zhbllokimi i doktoraturave.