Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministri i LSI-së e thotë troç: Ja ku nisi krisja me PS-në

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ministri i LSI-së e thotë troç: Ja ku nisi krisja me PS-në

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka treguar se si ka nisur krisja e LSI-së me PS-në.

I ftuar në “Koha për t’u zgjuar”, Koka tha se kjo krisje nisi për shkak të kanabizimit të vendit, e cila pasoi me deklaratën nga ana e LSI-së se policia e shtetit ishte bërë njësh me krimin në Durrës si dhe kanabizimin e vendit.

“Heshtja do të thoshte të bëheshe palë me atë që po ndodhte. Pati eksponentë të PS-së, që e keqkuptuan mesazhin tonë. Besoj koalicioni do të ishte i shëndetshëm nëse do të mirëkuptoheshim dhe PS do të pranonte kritikat,” u shpreh Koka.

Fushata elektorale:

Koka: Një absurd që e ka shoqëruar fushatën është retorika e PS dhe kryeministrit, që sipas tij fajin për gjërat që nuk kanë shkuar si duhet në këto 4 vite e ka pasur partia në koalicion LSI.  Në vitin 2013 kemi konsideruar të jemi një ekip, jemi paraqitur me dy programe, dhe më pas t’i njësonim. Më vjen keq që në 4 vite është heshtur dhe tani flitet kundër LSI-së.

A ka pasur në qeverisje pakënaqësi të shprehura vite më parë?

Sigurisht ka patur, LSI ka reaguar në maj të këtij viti. Unë kam kërkuar të evidentoj atë që shihnin të gjithë qytetarët e Durrësit, ku policia e Shtetit ishte bërë palë me grupet kriminale. Heshtja do të thoshte të bëheshe palë me atë që po ndodhte. Pati eksponentë të PS-së, që e keqkuptuan mesazhin tonë. Besoj koalicioni do të ishte i shëndetshëm nëse do të mirëkuptoheshim, dhe PS do të pranonte kritikat. Më shqetësues ka qenë mbulimi që i ka bërë Kryeministri disa eksponentëve të tij, kur dukej hapur fare që kanabisi ishte sheshit. Shqipëria në këto 4 vite iu nënshtrua Rilindjes Urbane, e cila ka dhe disa gjëra të mira. Por s’flasim dot që Durrësi, qytet shumë i vjetër 3000 vjeçar të kthehej në qytet eksperimental sipas disa dëshirave të disa personave. Durrësi ka histori. Nuk mund t’i ndryshohet identiteti i tij. Të shpenzohet para nga qeveria për të dëmtuar një qytet, kjo është papërgjegjshmëri. Vetëm në Durrës mund të ndodhë që një kryeministër flet për reformën në drejtësi, dhe kryetari i bashkisë pjesë e PS-së, nuk respekton vendime gjykate. Mujo Ulqinaku pas përballjes me italianët në kohët e hershme, përballjen e dytë e ka me Vangjushin. Sot, rrugët po bëhen shtigje në qytetin e Durrësit.

Fushata me pakënaqësi e garanci të kërkuara nga PD e që përfundoi me marrëveshje me PS, dhe incidentet me LSI

Ka pasur një tension. Në Durrës kemi pasur disa raste. Ne kemi kërkuar të flasim dhe me eksponentë të PS-së për t’i thënë që të qetësohen, dhe për t’i thënë se në politikë ekziston dhe humbja jo vetëm fitorja. Dhe kur bën gabime ndëshkohesh me votë, s’mund të kërkosh të fitosh me këtë presion të administratës publike. Unë kam qenë në shumë takime ku punonjësit apo mësuesit dhunohen për të marrë pjesë në miting, raporton BalkanWeb.

Pritshmëria e LSI në Durrës?

Jo vetëm në Durrës, rezultati do jetë spektakolar në të gjithë Shqipërinë. Sondazhet janë totalisht të manipuluara, më vjen keq dhe për ata që ushtrojnë këtë detyrë. Do jetë rasti i fundit që do i shohim, se po nxjerrin për LSI-në rezultate krejt të paparashikueshme. LSI në Durrës është forcë e parë, është bërë një punë shumë e mirë derë më derë.

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Shqiptarët konsumojnë më shumë ullirin, se sa vajin e tij

Shqiptarët konsumojnë më shumë ullirin, se sa vajin e tij

NASA zbulon 219 planetë të rinj, 10 nga të cilët, sa toka

NASA zbulon 219 planetë të rinj, 10 nga të cilët, sa toka

Revoltohet Braçe: Shtypeni partinë e zarfit, nga dje po bëjmë roje

Revoltohet Braçe: Shtypeni partinë e zarfit, nga dje po bëjmë roje







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com