Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e sotme masive të studentëve përballë Ministrisë së Arsimit.
Në një postim në Twitter, kryeministri ashtu si ministrja Nikolla, shkruan se tarifat i përcakton universiteti dhe jo ministria. Po ashtu, Rama shkruan se tarifat e arsimit nuk janë rritur që në 2014-ën dhe se vendimi i këshillit të ministrave për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet.
“Efekti i VKM nis vitin tjetër. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, përfundon në reagimin e tij në Twitter kryeministri Rama, ndërsa kjo mund të quhet një mini fitore e studentëve.
Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.
Reagimi i plotë:
Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM

— Edi Rama (@ediramaal) December 5, 2018