Mladen Mikinkoviç
Kukësi arrin të marrë pikë të plota pas katër javësh dhe e bën në një ndeshje mjaft delikate si ajo me Laçin. Tekniku serb, Milinkoviç është shprehur pas ndeshjes se ajo që ishte më shumë e nevojshme për ne në këtë ndeshje ishte që të merrnim tre pikët dhe për këtë arsye ishim të kujdesshëm në prapavijë.
“Donim të mos pësonim dhe të shënonim, kjo ishte arsyeja që luajtëm të kujdesshëm në prapavijë. Kishim planifikuar t’i jepnim hapësirë kundërshtarit dhe ta godisnim pas shpine me kundërsulm. Nuk doli ashtu siç donim, por rëndësi ka që morëm tri pikët. Në vend të Hallaçit kërkonim një lojtar më të shpejtë. Allën e ruajtën psikologjikisht, sepse vinte pas një gabimi me Partizanit. Kur vjen pas tre barazimeve dhe një humbjeje edhe psikologjia nuk është e duhura. Sot nuk na duhej loja, por fitorja. Dua t’i përgëzoj lojtarët për shpirtin e garës.”
Sa i përket dorëheqjes së tij nga pankina e veriorëve, ai është shprehur se ka eksperiencën e duhur për të dalë nga situata të tilla pa arritur tek dorëheqja.
“Kemi drekuar të gjithë bashkë për të qenë më lojtarët në këto momente delikate. Ana psikologjike luan shumë rëndësi në një ndeshje futbolli. Unë nuk jam futur në dhomat e zhveshjes për të dhënë dorëheqjen pas humbjes me Partizanin. Unë kam aq eksperiencë për t’i kaluar këto momente delikate. Kam thënë që do të flas me presidentin.”
Gentian Mezani
Tek Laçi situata nuk është aspak e qetë pasi është ndeshja e dytë që pësojnë që në minutat e para dhe për teknikun Mezani, ky episod na shkatërroi ndeshjen. Por ai e cilëson këtë humbje sot si mungesë të fatit pasi shanset për ta mbyllur në barazim i kishte ekipi në disa raste.
“Minutat e para janë shumë të rëndësishme për një skuadër përqendrimi duhet të jetë maksimal. Është ndeshja e dytë që pësojmë në minutat e para. Kësaj radha nuk kishim fat, ose më shumë qetësinë. Shpenzojmë shumë raste, duhet të jemi më të qetë.
Tekniku i kurbinasve nuk ka preferuar të flasë për gjykimin edhe pse ka pasur shumë raste të kontestuara. Ai është shprehur se ai gabim në minutat e para bëri që të ndëshkoheshim, ndërsa pjesa tjetër elojës ishte ok.
Kukësi sot nuk është i kënaqur me lojën, por me pikët. Do të doja të luanim një lojë më të tërhequr dhe ne të merrnim pikët. Shameti ishte një për një me Gjonin. I shpëtoi mbulimit të tij. Kam patur dy lojtarë një për një, Reginaldon me Gurin dhe Shametin me Gjonin. Ishte një shpërqendrim i momentit, pjesa tjetër “ok”. Nuk mund të flas fare me gjykimin, por duhet të merremi me veten dhe të përmirësohemi në lojën tonë.”