Në Shqipëri nuk janë të pakta rastet kur personat e pasur futen në politikë dhe marrin në dorë drejtimin e vendeve nga vijnë. Pozicionet e drejtuesve vendorë dmth të kryetarëve të bashkive janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e komunitetit që ata drejtojnë. Disa bashki kanë zgjedhur të kenë në krye të tyre njerëz shumë të pasur. Arsyet pse ndodhin këto zgjedhje ua lëmë studiuesve por ne po publikojmë vetëm pasurinë e disa prej kryetarëve të këtyre bashkive.
Duke iu referuar portalit Spending Data Albania, në rubrikën Para dhe Pushtet gjejmë të dhëna mbi deklarimin pasurorë për vitin 2016 të Kryebashkiakëve të vendit. Kryetarët e gjashtëdhjetë e një bashkive janë të zgjedhur për të drejtuar pushtetin vendor dhe si të tillë ata janë subjekt i detyrimit për deklarim të pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. Të dhënat janë publikuar në një version të lehtë për të bërë kategorizim shtesave apo pakësimeve pasurore në një hark viti. Burim për këtë informacion është deklarata e tyre pranë ILDKPKI e aksesuar në bazë të ligjit për të drejtën e informimit publik.
Disa nga kryebashkiakët milionerë janë si më poshtë:
Vangjush Dako i bashkisë së Durrësit ka në pronësinë ë tij 100% është një palat 11 katesh me sipërfaqe totale 3 640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë. Që e bën automatikisht një njëri shumë të pasur. Prona tjetër e rëndësishme e dakos është një toke truall me sipër 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollar. Një tjetër pronë e kryetarit Dako që është në pronësinë e tij të plotë është një apartament me sip. 130 m2 në vlerën 40 000 dollar.
Gjithashtu, dako është pronar i dy magazinave. Njëra me sipërfaqe 187 m2 që është bashkë me një trualli me sipërfaqe 539 m2 në vlerën 550 000 lekë. Po ashtu është pronar i një magazine tjetër me sipërfaqe 300 m2 në vlerën 500 000 lekë. Po ashtu edhe pronar i një garazhdi me sipërfaqe 100 m2 në vlerën 15 000 dollar. Për të gjitha pronat e sipër përmenduara Vangjush Dako është pronar i vetëm me 100 % te aksioneve.
Vangjysh Dako deklaron se është Pronar me 100% i dy automjeteve të shtrenjta, një veture tip Mercedes Benz në vlerën 25 000 euro. Gjithashtu edhe një veturë tjetër tip BMË në vlerën 700 000 lekë. Të dyja këto makina janë marka të shtrenjta dhe makina ë konsumit të lartë të karburantit. Pasyria e kryebashkiakut dako e lejo atë të mbaj këto dy makina të shtrenjta.
Qazim Sejdini, i bashkisë së Elbasanit rezulton pronar 100% i një shtëpie banimi me sipërfaqe 478 m2, në Fier, në vlerën 35 000 000 lekë, 2) Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sipërfaqe 120 m2 në Fier, përfituar me trashëgimi, në vlerën 10 070 000 lekë. 3) Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sipërfaqe 130 m2, në Vlorë, në vlerën 6 370 000 lekë. 4) Pronar me 100% i një ambienti zyre me sipërfaqe 60 m2, në Fier, në vlerën 5 200 000 lekë. 5) Pronar me 100% i një ambienti zyre me sipërfaqe 34.5 m2, në Fier, në vlerën 3 400 000 lekë. 6) Pronar me 100% i një magazine me sipërfaqe 840 m2, në Fier, në vlerën 25 400 000 lekë. Ndërsa të ardhurat e tjera vijojnë nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
Majlinda Bufi e bashkisë së Roskovecit deklaron se burimi i pasurisë janë të ardhurat nga emigracioni. 1) Apartament banimi, sip 320 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2006, me vlerë 9 000 000 lekë. 2) Lokal 2 kate sip 640 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 18 000 000 lekë. 3) Tokë are, sip 3120 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2007, me vlerë 7 500 000 lekë. 4) Tokë are, sip 1665 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 710 526 lekë. 5) Tokë are, sip 1850 m2, Lagjia nr. 1, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 789 473 lekë. 6) Dyqan me sip 42.5 m2, Lagjia nr.2 Roskovec, viti i blerjes 2012 me vlerë 5 500 000 lekë. 6) tokë, truall e kabinë me sip 213 m2, lagje nr. 1 Roskovec me vlerë 110 760 lekë, blerë në vitin 2000. 7) Bashkëshorti zotërues i objektit “Oficina e re” plus kabine elektrike, lagje nr. 1 Roskovec sip 600 m2 + 12 m2, blerë në vitin 1996 me vlerë 4 000 000 lekë objekti dhe 2 000 000 lekë trualli. 8) Bashkëshorti zotërues i truallit të oficinës me sip 1509 m2 blerë në vitin 1997 me vlerë 482 880 lekë. 9) Bashkëshorti porosi për prenotim dyqani, kati përdhes plus garazhe nr.6 dhe nr.7 me sip 60 m2 me shoqërinë Ardit-06 shpk me vlerë 100 000 euro. 10) Bashkëshorti porosi prenotim zyre 82.3 m2 me vlerën 75 000 euro + apartament 164.45 m2 me vlerën 55 000 euro me shoqërinë Ardit-06 shpk. 11) Bashkëshorti kontratë për ndërtim apartamenti me sip 146 m2 në Tiranë, realizuar pagesa me shoqërinë Luarasi-05 shpk në vlerën 116 800 euro. 12) Bashkëshorti porosi per ndërtim lokali, kati i dytë me sip 311.3 m2 me shoqërinë Ardit 06 në vlerën 435 820 euro, paguar paraprakisht 300 000 euro.
Basir Çupa, kryetar i bashkisë Klos, deklaron se pasuri ka: 1) Pronar me 50 % i një ap. me sip. 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë. 2) Pronar me 50 % i një ap. me sip 58 m2, vlera 4 292 000 lekë. 3) Pronar i një banese private në Tiranë, truall 283.5 m2 dhe ndërtesë 117.8 m2, vlera 2 500 000 lekë. 4) Pronar i një toke arë me sip. 720 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 110 000 lekë, blerë në 2013. 5) Pronar i një toke arë me sip. 2348 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 359 000 lekë, blerë në 2013. 6) Pronar i një toke arë me sip. 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 68 850 lekë, blerë në 2013. 7) Pronar i një toke arë me sip. 1530 m2, në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 237 000 lekë, blerë në 2013. 8) Pronar i një toke arë me sip. 1150 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501. 9) Pronar i një toke arë me sip. 1200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.
10) Pronar i një toke arë me sip. 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501. 11) Pronar i një toke arë me sip. 3450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501. 12) Pronar i një toke arë me sip. 1850 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501. 13) Pronar i një toke arë me sip. 3375 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501. 14) Pronar i një toke arë me sip. 1540 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501. 15) Pronar i një toke arë me sip. 2200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501. 16) Pronar i një magazine në Mat, privatizuar në vitin 1993. 17) Pronar i një trualli+ndërtesë 87.5 m2, privatizuar në vitin 1993. 18) Pronar i një magazine në Mat, sip. 338 m2, privatizuar në vitin 1993. 19) Pronar i një trualli me sip. 580 më, ndërtese me sip. 79.9 m2 dhe magazinë, privatizuar nga Ministria e Ekonomisë. 20) Bashkëshortja, pronare me 50 % e një ap. me sip. 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë. 21) Bashkëshortja, pronare me 50 % e një ap. me sip. 58 m2 në Klos, vlera 4 292 000lekë.
Fiqiri Ismaili, i bashkisë Vorë deklaron si pasuri 1) Pronar me 100% i një toke are me sip. 5 632 m2, në Prezë, në vlerën 2 000 000lekë. 2) Bashkëpronar me 70% i një toke are me sip. 5 000 m2, në Prezë, në vlerën 2 000 000 lekë. 3) Bashkëpronar me 70% i një sere për prodhim fidanesh me sip. 3 000 m2, në Prezë, në vlerën 33 000 000 lekë. 4) Pronar me 100% i një toke are me sip. 3 000 m2, në Vorë, në vlerën 1 100 000lekë. 5) Pronar me 100% i një toke are me sip. 5 000 m2, në Vorë, në vlerën 2 310 000lekë. 6) Pronar me 100% i një toke are me sip. 4 000 m2, në Vorë, në vlerën 1 850 000lekë. 7) Pronar me 100% i një truall ndërtimi me sip. 1 600 m2, në Vorë, në vlerën 1 750 000 lekë. 8) Pronar me 100% i një ndërtese 2- katëshe me sip. 829.4 m2, në Vorë, në vlerën 76 000 000 lekë. 9) Pronar me 100% i një truall ndërtimi me sip. 2 457 m2, në Vorë, në vlerën 3 200 000 lekë. 10) Bashkëpronar me 50% i një toke vreshtë me sip. 2 000 m2, në Tiranë, në vlerën 1 800 000 lekë. 11) Pronar me 100% i një toke are me sip. 3 004 m2, në Lushnjë, në vlerën 3 600 000 lekë.
12) Pronar me 100% i një apartamenti me sip. 177.73 m2, në Tiranë. 13) Pronar me 100% i një apartamenti me sip. 106.86 m2, në Tiranë. 14) Pronar me 100% i një apartamenti me sip. 145.35 m2, në Tiranë, në vlerën 1 950 000 lekë. 15) Pronar me 100% i një dyqani me sip. 170 m2, në Tiranë.
16) Pronar me 100% i një bodrumi me sip. 120 m2, në Tiranë. 17) Pronar me 100% i një apartamenti me sip. 88 m2, në Kavajë, në vlerën 1 100 000 lekë. 18) Pronar me 100% i një apartamenti me sip. 40 m2, në Kavajë, në vlerën 600 000 lekë. 19) Pronar me 100% i një garazhi me sip. 13 m2, në Kavajë, në vlerën 100 000 lekë.
Gjon Gjonaj, i bashkisë Pukë deklaron. 1) Pronar i një shtëpie banimi me sip. 146 m2 në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 3 000 000 lekë. 2) Pronar i një tokë bujqësore me sip. 3000 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë , vlera 1 500 000 lekë. 3) Pronar i një shtëpie banimi me sip. 100 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 000 000 lek. 4) Pronar i një tokë arë me sip. 6500 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë , vlera 1 200 000 lekë. 5) Pronar i një toke arë me sip. 16 044 m2 në Barbullojë, Lezhë, vlera 64 176 000 lekë. 6) Pronar i një shtëpie dykatëshe me sip. 197.5 m2, toke arë me sip. 3096 m2, plus lokal me sip. 112 m2, plus magazine+servis me sip. 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, vlera e pronës 300 000 euro. 7) Pronar i një shtëpie banimi me sip. 148 m2, vlera 88 800 euro. 8) Pronar i 2 apartamenteve me sip. 158 m2, vlera 86 900 euro. 9) Pronar i një garazhi me sip. 45 m2, vlera 11 250 euro. 10) Pronar i 2 apartamenteve me sip. 150 m2 në Tiranë, vlera 90 000 euro. 11) Pronar me 50 % i një magazine frigorifer me sip. 10 000 m2, vendndodhja Laç Kurbin vlera 1 450 000euro. 12) Pronar me 34 % i një impiant karriere për nxjerrje mermeri fshati Kolosjan Kukës, vlera 1 800 000 euro. 13) Pronar me 50 % i Hotel-Turizmi, Pukë, vlera 1 650 000 euro. (Tirana Today)
Eduart Kapri, i bashkisë Pogradec deklaron;
Jorgo Goro, i bashkisë Himarë deklaron;
Fredi Kokoneshi, i bashkisë Divjakë deklaron;
Tonin Marinaj, i bashkisë së Malsisë së Madhe
Fatos Tushe, i bashkisë Lushnjë deklaron;