Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Milan sfidon… Milan/Kjo do të jetë fundjava e së vërtetës

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Milan sfidon… Milan/Kjo do të jetë fundjava e së vërtetës

Milan sfidon… Milan. Në prag të derbyt të së dielës, Skriniar ka folur për momentin që po përjeton Interi si dhe për të ardhmen.

Këto janë fjalët e tij të thëna për La Gazzetta dello Sport:

“Kur kam ardhur këtu, thuhej se çmimi ishte tepër i ekzagjeruar, por tani po shikoj që shifrat që po qarkullojnë nëpër mediat për mua janë shumë më të larta. Zërat i dëgjoj, lexoj për Barcelonën dhe klube të tjera, por jam i përqendruar vetëm tek ndeshjet e ardhshme: duhet të mendoj për ndeshjet dhe stërvitjen, çdo gjë tjetër nuk ka vlerë.”

“Me siguri e ardhmja ime tek Interi nuk është e lidhur aspak me kualifikimin në Champions League siç flitet vërdallë dhe jam i bindur që ne në Champions do të shkojmë pavarësisht vështirësive që po kalojmë, sepse Interi ka burra dhe profesionistë të një kualiteti të larte. E dashuroj këtë bluzë, ndihem shumë mirë në Milano: kam thëne një  ‘po’ me plot gojën, i emocionuar dhe pa asnjë tundim kur Spalletti dhe Ausilio më morën në telefon për të më bindur për tu transferuar tek Interi.”

DREJT DERBYT  – Skrinair më pas përqendrohet tek ndeshja e së dielës:

“Dëshirojmë që të ndërpresim serinë e rezultateve pozitive të Milanit. Me pak fjalë i kemi ngjallur ne në Kupën e Italisë në dhjetor dhe tani do të jetë Interi besoj që do të rinise edhe njëherë fitoret. Do i takojmë si kundërshtarë me vetëbesim dhe në një moment me formë të lartë. Ka qenë i zoti Gattuso që i ka bërë të luftojnë për çdo centimetër dhe top. Nëse do të mundesha, Milanit do i hiqja vetëm Suson. Cutrone? Sulmues i fortë, i ri dhe i motivuar. Shënon duke prekur pak topa, do duhet përqendrim ndaj tij.”

MBI MOMENTIN ZIKALTER – Sllovaku flet kështu për momentin jo zikaltër:

“Ajo që kemi bërë në ndeshjet e fundit nuk do të mjaftojë me siguri të dielën në darkë. Spalletti na e përsërit çdo ditë: duhet të bëjmë shumë më mirë, si skuadër por edhe si individë. Vijmë nga një periudhë shumë negative dhe e gjatë që as vet nuk di si ta shpjegoj. Ne stërvitemi mirë por nuk kemi mundur të shprehemi dot në fushë.”

“Probleme në dhomat e zhveshjes? Nuk është e vërtetë. Problemi jonë është psikologjik dhe është i dukshëm. Luajmë të trembur, luajmë me copëza, dhe është momenti që të tregojmë vlerat tona. Janë këto gjëra që duhet të përmirësojmë.”

“Njeriu derby? Icardi. Në ndeshjen e parë e futi topin brenda tre herë, na kanë munguar golat e tij në këtë 2018. Po, kam besim tek Maurito sepse është njëri nga ata që kam ndjerë me afër vetes në ditët e para në Milano kur nuk njihja askënd akoma.”

“Kjo do të jetë fundjava e së vërtetës që do të na japë shumë përgjigje edhe për te ardhmen. Por te mos harrojmë se edhe skuadrat para nesh do të përballen me njëra-tjetrën. Gjithsesi mendoj se Lazio, Inter, Roma dhe Milan do të luftojnë deri në fund për dy vendet që të dërgojnë në Champions.”

“Tifozët? Janë te mrekullueshëm, do të thoja unik. Mbështetja e tyre ndaj meje nuk më ka munguar kurrë, as në momentet e vështira që kemi kaluar. Të dielën loja e bukur nuk ka rendësi, dua vetëm tre pikët. Nuk kemi më kohë për shaka. Pas Milanit do të kemi Napolin, duhen fitore me peshë për të dalë nga kjo krizë tashmë e padurueshme.”

Tags: fundjavajetekjomilansfidonvërtetës

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
Durrës/ Sherr mes adoleshentëve, qëllohet me thikë 16-vjeçari

Durrës/ Sherr mes adoleshentëve, qëllohet me thikë 16-vjeçari

“Ekonomia në rritje”/Tabaku: E financon droga dhe krimi

“Ekonomia në rritje”/Tabaku: E financon droga dhe krimi

Tensionohet situata, Erdogan “prangos” ushtarët grekë

Tensionohet situata, Erdogan “prangos” ushtarët grekë







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit
Politikë

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit

by mirseda
20:51 | 02/03/2026
0

Drejtuesja e seancës së sotme plenare vendosi të mbyllë punimet e Kuvendit rreth 3 orësh e gjysmë...

Libani: Më shumë se 50 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur nga sulmet izraelite në vend

Libani: Më shumë se 50 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur nga sulmet izraelite në vend

20:49 | 02/03/2026
Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

20:44 | 02/03/2026
DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

20:34 | 02/03/2026
VIDEO/ Raketat iraniane godasin cisternën në Bahrein, 1 i vdekur, 2 të plagosur

VIDEO/ Raketat iraniane godasin cisternën në Bahrein, 1 i vdekur, 2 të plagosur

20:30 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com