Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Migjeni për Moikomin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Migjeni për Moikomin

Nga: Edan Qoze

Mirë se na erdhe në botën metafizike, Moikom, miku im i patakuar por i mirënjohur. Ne jemi të dy anti-dogmatik dhe sui generis, por jemi po aq të njëjtë sa edhe të ndryshëm. Ndryshe nga ty miku im, unë vuajta vetëm për 27 vite, kurse ti vuajte për plot 71 vite! Mos ndoshta kemi bërë gabim që zgjodhëm të jemi idealist të vuajtur? Sa pak dilema paska jeta e vdekshme, po aq sa gishta e një dore të vetme të shkathët. Mendon se ne të dy dolëm të fituar në afat-gjatë, se kemi fituar pavdekshmërinë e De Radës dhe të Naimit?  Studiohem unë në Shqipërinë e shekullit 21, apo thjesht injorohem duke u recituar? Sa ka ndryshuar Shqipëria nga viti 1938, nuk besoj shumë, apo jo?! Lufta totale shkatërruese a i zevendësoi idhujt e fashizmit me ato të komunizmin? Vazhdon të nderohet Zogu që më censuroi librin “Vargjet të lira” që ti e ke cilësuar si Ekuinoksin e Letrave Shqipe? A kanë arritur të rrëzojnë Skënderbeun që të ngrejnë pa limit idhujt pa krena?

Moikom, ah, ti je një qenie e madhe shoqërore, pra, jo thjesht një njeri i vetëm. Sa shumë njerëz të tillë ka vendi dhe bota por janë të shtypur dhe të dhunuar miku im, prandaj kemi Shqipërinë e mjerimit dhe Njerëzimin zombi.  Të falenderoj që tek libri yt më ke vlerësuar si ‘arkitekti i nëndheshëm i qiellit.’ Por mos ndoshta është një oksimoron? Ti ke thenë që letërsia shqipe ka historinë para Migjenit dhe historinë pas Migjenit. Por besoj se tashmë letërsia shqipe ka historinë pre-Moikomiane dhe historinë post-Moikomiane. Nëse unë jam i pari shkrimtar që përmend jashtëtokësorët (alienët) në letrat shipe, ti e ktheve astronominë në letërsi dhe letërsinë në astronomi. Po i bëjmë qejfin njëri-tjetrit më duket? Moikomi im, ti e meriton plotësisht këtë vlerësim, është më e pakta që unë mund të shkruaj për ty.

Që nga viti 1969 e deri më sot ke shkruar shkrime dhe libra për të vërtetat universale që unë i kam përmendur vetëm shkurtimisht por gjithsesi konceptualisht. Sa e shkurtër është koha; sa e pakthyeshme është vdekja fizike. Ti Moikom, si unë, je një shkrimtar i cili ke qenë gjithmonë në atë që quhet ‘Syri i ciklonit’; jemi vlerësuar, por na kanë mohuar. Derrat e kënaqur të kudo ndodhur na kanë frikë sepse jemi të lirë dhe të ditur; sepse i këndojmë të vërtetës dhe jo gënjeshtrës. Ah, miku im, sa dhimbje shkaton e vërteta, por sa vrastare është gënjeshtra! Gënjeshtra të vret fizikisht, mendërisht, dhe shpirtërisht. Gënjeshtra vret kuriozitetin, vret shpresën. Kurse e vërteta të bën njeri. Të shëron mendjen dhe shpirtin, por të tret fizikun ama.

Përsa i përket diturisë, ti Moikom ke avantazh konkurues kundrejt meje; ke lexuar shumë më shumë se unë. Por ndoshta nuk ke avantazh krahasues; unë nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit sepse si ti edhe unë e di që letërsia e vërtetë nuk varet fare nga numri i infinitshëm i botimeve; letërsia e madhe e ka thënë gjithçka me letër kredencialet universale të shpirtit njerëzor. Dituria është fuqi, por pse fuqia dhe politika atëherë nuk janë dituri? Ky është problemi hamletian i gjithë njerëzimit dhe jo vetëm i shqiptarëve! Por nuk duhet të dëshpërohemi, sepse ne ‘të ndaluarit’ me syrin e diturisë në ballë edhe në vdekje jemi gjallë.

Gjithsesi, duhet të jemi realist Moikom. Unë e di që nëse ti do të kishe moshën time do t’i kishe shembur të gjithë idhujt pa krena – dhe ato me koka të meta – me grushtin e dijes. Por mos harro që unë u përpoqa po aq sa edhe Niçja. Nuk e di a ja dolëm të fitonim kundër së keqes, por më mirë që e provuam sepse idhujt pa krena janë shpërfytyrim i natyrës; shkaktojnë katastrofa që zhdukin kombe dhe planete. Idhujt pa krena ëndërrojnë pavdekshmërinë tonë sepse e dinë që janë qenie të shpifura, kufoma lëvizëse që do të varrosen në heshtje të plotë anonime. Pastaj fillon emancipimi. Ah miku im, sa kundër-intuitës është jeta, sa manipuluese është logjika. Prandaj nuk ka liri dhe dituri. Por ka pavdekshmëri, pra ka shpresë. Mirë se na erdhe Moikom. /gazetadita

Tags: Edan QozeMigjenimoikom

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
“Do pezullojmë punën nëse…”, Shoqata e Transportit jep paralajmërimin e fortë

“Do pezullojmë punën nëse...”, Shoqata e Transportit jep paralajmërimin e fortë

Theu rregullin e izolimit ndonëse ishte i infektuar, shkon në supermarket dhe bën ‘selfie’

Theu rregullin e izolimit ndonëse ishte i infektuar, shkon në supermarket dhe bën ‘selfie’

“Alo Edi jam. Të lutem laj duart shpesh!”/ Kreu i AKEP sqaron pse u lejua një mesazh i tillë

“Alo Edi jam. Të lutem laj duart shpesh!”/ Kreu i AKEP sqaron pse u lejua një mesazh i tillë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit
Bota

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

by mirseda
18:53 | 11/08/2025
0

Një 22-vjeçar në Arizona të SHBA-së rrahu për vdekje vajzën e tij katërjavëshe sepse “qante shumë”. Fillimisht,...

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

17:38 | 11/08/2025
Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025
Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com