Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mid’hat Frashëri, e shkuara dhe e ardhmja e Shqipërisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Agron Shehaj: Do ketë zgjedhje të parakohshme!

Nga: Agron Shehaj

Për Mid’hat Frashërin kam dëgjuar që i vogël. Gjyshi im, Sulo Shehaj, luftëtar i Luftës së Vlorës, ishte një nga drejtuesit e Ballit Kombëtar në Vlorë dhe ndjekës i Mid’hat Frashërit.

Gjyshi u dënua dhe vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948, duke e lënë tim atë vetëm dy vjeç.

Edhe pse nuk e njohu tamam, babai ishte krenar për të atin e vet dhe veprimtarinë e tij patriotike dhe politike. Prandaj ai adhuronte Mid’hat Frashërin dhe në shtëpinë tonë flitej fshehurazi për Mid’hatin. Ne ishim të persekutuar dhe të damkosur jashtë shtëpisë, por brenda saj ne ishim njerëz krenarë për të shkuarën tonë.

Si nip i një bashkëluftëtari të Mid’hat Frashërit, unë jam krenar që ndihmova në sjelljen e eshtrave të tij në Shqipëri para një viti.

Botimi dhe përhapja e mendimit të Mid’hat Frashërit ka qenë për mua një detyrim ndaj së shkuarës sime, ndaj dinjitetit të të gjithë patriotëve që luftuan si gjyshi im, ata luftuan për një Shqipëri perëndimore, dhe jo komuniste. Ka qenë edhe një mision publik sepse jam i bindur që mendimet e Frashërit mbartin vlerat që i duhen Shqipërisë dhe politikës sonë më shumë se kurrë.

Më jepet rasti që të shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e madhe të Uran Butkës për redaktimin dhe botimin e veprave të Mid’hatit, në kuadër të Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skendo” që kemi themeluar bashkë.

Mid’hati është një figurë gjeniale: ideator, publicist, historian, diplomat, politikan, shtetar, shkrimtar, përkthyes, kronikan, bibliograf, librar etj., të gjitha me gërma të mëdha. Personalisht, prej Mid’hatit kam përvetësuar shumë mbi filozofinë politike.

Si filozof ai e përcakton kombin si një konstitucion gjaku, gjuhe, kulture dhe territori.

Vullneti e përpjekjet e përbashkëta për liri e pavarësi vijnë pas ndërgjegjësimit, ndriçimit kulturor e formësimit moral të një populli.

Filozofi Frashëri mendon se liria dhe zgjerimi i hapësirës së lirisë është baza e mirësimit dhe e përparimit të një populli. Përpara mjaft filozofëve të tjerë europianë, ai përcakton se ç’është liria: “Meqë jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e jetën e atyre që së bashku formojnë kombin, atëherë, së pari liria e çdonjërit sigurohet nga liria e kombit dhe së dyti, liria e çdonjërit mbaron atje ku trazohet liria e tjetrit”.

Liria krijon kushtet edhe për demokracinë e vërtetë. Shkruan ai: “Liria është një mjet, është një derë nga e cila hyjmë në rrugën e gjerë të përparimit dhe të qytetërimit,”.

Ai u bë një luftëtar i madh i lirisë së fjalës, mendimit, shtypit, lëvizjes demokratike, pjesëmarrjes, zgjedhjes etj., që në kohën e tij mungonin apo ishin të kufizuara. Për mua, thoshte Mid’hati, ka vetëm një mënyrë për të normalizuar gjendjen në Shqipëri: Mbajtja e lidhjeve me lëvizjen demokratike europiane. Në këtë fushë, ai shfaqet kështu si një demokrat i përmasave evropiane.

Mid’hat Frashëri ishte qysh në krye të herës për pavarësinë e plotë të Shqipërisë në tërësinë e saj territoriale të 4 vilajeteve dhe për këtë ai lufton gjithë jetën e tij, si edhe kundër ndarjes apo copëtimit të Shqipërisë, në botimet e tij, por edhe në Konferencën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve.

Në politikë, ai i shërbeu një politike të urtë, të qendrës së djathtë, në shërbim të individit, shtetit dhe kombit. Ai ndërtoi kultin e shpërblestarit në punë, politikë dhe në shoqëri.

Si konservator modern, Midhat Frashëri, që ndikohet në kohë të caktuara edhe nga liberalizmi europian, shkruante se “është një mendësi e mjerueshme të ngatërrosh konservatorizmin e liberalizmin, me sistemin politik të sovjetëve. Shqiptari është shumë konservator, për t’u bërë bolshevik e leninist”. Ai ishte dhe mbeti një antikomunist i vërtetë.

Në filozofinë konservatore të Frashërit qëndron fort parimi se shoqëria dhe individi duhen drejtuar nga një rend politik kapitalist human, i ngritur mbi traditën, vlerat njerëzore dhe kombëtare dhe ato universale.

Ai është për një sistem politik demokratik dhe për një politikë të moralshme dhe për një shtet ligjor. Moralin ai e lidh me edukatën familjare, atë shkollore dhe shoqërore dhe me kulturën e qytetërimin perëndimor.

Cilësitë që duhet të edukojmë sipas tij janë: ideali, dashuria për njeriun dhe kombin, solidariteti, altruizmi, mirësimi i vazhdueshëm, bashkëpunimi, përgjegjësia, iniciativa private, shpresa dhe puna.

Ai ishte kundër të qepurit pas qeverisë. Ishte për njeriun e lirë e të pavarur që ka besim te vetja. Ai shkruan: “Të qepurit pas qeverisë, të pasurit e syrit te nëpunësitë dhe ofiqet është fatkeqësi për shqiptarët”

Mid’hati, si ideator i nacionalizmit pozitiv shqiptar, luftoi për shtetin-komb shqiptar dhe për Shqipërinë etnike, ku përcaktuese të ishte shumica e popullsisë dhe parimi i vetëvendosjes së kombeve, që mbetet ende e hapur për shqiptarët. Ai ishte luftëtar i paepur i integrimit të Shqipërisë në Aleancën euroatlantike, sidomos për mbështetjen e plotë tek SHBA.

Idetë janë ato që drejtojnë shoqërinë dhe lëvizin botën. Mid’hat Frashëri ishte dhe mbetet një ideator i madh i ideve të reja. Ai shprehet ndër të tjera: “Disa thonë se leva e Arkimedit për ta çuar botën përpara është paraja. Unë them se leva e Arkimedit është inteligjenca dhe janë idetë e reja”

Mid’hati është e shkuara historike, e tashmja e përparuar dhe e ardhmja e ndritur Shqipërisë dhe e kombit shqiptar. /Panorama.al/

Tags: Agron ShehajFrashëriMid'hat Frasheri

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Policia e Shkodrës godet bandën kriminale, 4 të arrestuar + armë zjarri

Policia e Shkodrës godet bandën kriminale, 4 të arrestuar + armë zjarri

Basha me përfaqësues të PPE-së: Integrimi Europian e vetmja garanci!

Basha me përfaqësues të PPE-së: Integrimi Europian e vetmja garanci!

Vendi drejt përplasjes civile? Mehmetaj: S’ka më garanci!

LSI: Bashkia po na heq banderolat / Rezistencën e bën Kejdi Mehmetaj







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Heshtja mbi korrupsionin dhe padrejtësitë që po shkatërrojnë vendin
Analizë

Heshtja mbi korrupsionin dhe padrejtësitë që po shkatërrojnë vendin

by mirseda
09:51 | 09/02/2026
0

Vota 4 me 4 u komentua gjerësisht, mes të tjerëve edhe nga ish-zyrtarja e lartë socialiste, Ermelinda...

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

09:33 | 09/02/2026
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, sot deklaratat përmbyllëse

09:26 | 09/02/2026
Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

22:57 | 07/02/2026
Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com