LSI: Bashkia po na heq banderolat / Rezistencën e bën Kejdi Mehmetaj

Një incident elektoral ka ndodhur në Fier sot teksa kanë mbetur dhe vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ngjarja ndodh në vendin ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet.

LSI ka akuzuar Bashkinë Fier që “ka hequr në mënyrë të paligjshme banderolat e LSI-së, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar mes palëve.”

Në vendin e ngjarjes rezistencën po e bën ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Kjo e fundit është shfaqur në një video në rrjetet sociale për karshi uniformave blu. Mehmetaj kërkon një ballafaqim dhe një përgjigje nga ana e bashkisë se në cilin ligj është bazuar për të kryer një veprim të tillë.