Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Microsoft çaktivizon një rrjet masiv kompjuterash të kriminelëve kibernetikë

5 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Microsoft çaktivizon një rrjet masiv kompjuterash të kriminelëve kibernetikë

Kompania Microsoft tha të martën se kishte çaktivizuar më shumë se 90 për qind të pajisjeve të përdorura nga një bandë kriminelësh kibernetikë rusishtfolës, sepse ajo kontrollonte një rrjet masiv kompjuterash me potencial për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Me ndihmën e një numri urdhrash gjyqësorë amerikanë dhe marrëdhënieve me kompani teknologjike në vendet e tjera, Microsoft tha se fushata e saj njëjavore kundër bandës që drejtonte rrjetin “Trickbot” po shkonte drejt eleminimit të një burimi të mundshëm të ndërhyrjes dhe dëmtimit të procesit të votimit më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi shkatërruar pjesën më të madhe të infrastrukturës së tyre”, tha Zëvendës Presidenti i Microsoft-it Tom Burt në një intervistë. “Aftësia e tyre për të sulmuar dhe infektuar objektiva është ulur ndjeshëm”, shtoi ai.

Kriminelët që kontrollonin rrjetin “Trickbot” kanë infektuar më shumë se 1 milion kompjuterë personalë, përfshirë shumë kompjuterë të qeverive lokale, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike. Ata më pas bëjnë marrëveshje me bandat e tjera për të instaluar ransomware (viruse kompjuterike) dhe programe të tjera në kompjuterët e infektuar, thonë ekspertët e sigurisë.

Megjithëse nuk ka asnjë provë se banda ka punuar me qeveri të huaja, Burt tha se ai synonte të shkatërronte rrjetin “Trickbot” para zgjedhjeve në rast se agjencitë ruse do të përpiqeshin ta përdornin atë për të ndërhyrë në zgjedhje ose për të hedhur dyshime mbi rezultatet përmes manipulimit të rezultateve.

Disa ekspertë të sigurisë që kishin parë pak ndikim nga përpjekjet fillestare të Microsoft-it për të luftuar rrjetin “Trickbot”, thanë këtë javë se serverat e rinj të kontrollit që po kyçeshin në internet nga banda të ndryshme po ndërpriteshin, duke e bërë më të vështirë për grupin që të instalonte programe të reja në kompjuterët e infektuar.

“Operacionet kundër rrjetit “Trickbot” aktualisht janë të natyrës globale dhe kanë patur sukses kundër infrastrukturës së këtij rrjeti”, tha Shefi Ekzekutiv i kompanisë “Intel 471”, Mark Arena. “Megjithatë, ekziston ende një numër i vogël i kontrollorëve që punojnë në Brazil, Kolumbi, Indonezi dhe Kirgistan që ende janë në gjendje të përgjigjen”, shtoi ai.

Banda e rrjetit kompjuterik “Trickbot” tani po kërkon grupe të tjera të viruseve kompjuterike për të instaluar programin e saj, thonë ekspertët, dhe pritet të rindërtojë infrastrukturën e saj në mënyra të tjera.

Burt tha se përpjekje të tilla për t’u përshtatur, të paktën do të heqin vëmendjen e bandës nga shkaktimi i kaosit në votime ose veprimtari të tjera kundër qeverive vendore nëse ato kanë patur në plan t’i bënin ato./VOA/

Tags: kirbenetikekriminelëmicrosoft

TË LIDHURA

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Prindërit kolumbianë i vendosin vajzës emrin “Chat Yipiti”, frymëzuar nga ChatGPT
Bota

Prindërit kolumbianë i vendosin vajzës emrin “Chat Yipiti”, frymëzuar nga ChatGPT

10:44 | 22/08/2025
Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA
Ekonomi

Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

15:17 | 21/08/2025
Next Post
Paloka: Dalja e Ramës në inceneratorin e Elbasanit, sinjal për SPAK-un

Paloka: Dalja e Ramës në inceneratorin e Elbasanit, sinjal për SPAK-un

Kryemadhi nga Vora: Rama shkatërroi Shqipërinë, nuk mund të na marrë zvarrë

Kryemadhi nga Vora: Rama shkatërroi Shqipërinë, nuk mund të na marrë zvarrë

Koalicion me Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet Astrit Patozi

Patozi uron Murrizin për forcën e re politike: Partitë e mëdha bien më 25 prill

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Gomonia pëson defekt në det, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë
Aktualitet

Gomonia pëson defekt në det, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë

by mirseda
19:42 | 26/08/2025
0

Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh...

Kuvendi drejt konstituimit, KQZ publikon deputetët e rinj për çdo qark

Kuvendi drejt konstituimit, KQZ publikon deputetët e rinj për çdo qark

19:35 | 26/08/2025
Mjekësia kineze bën hap të jashtëzakonshëm, kryen transplantin e parë të derrit te një njeri

Mjekësia kineze bën hap të jashtëzakonshëm, kryen transplantin e parë të derrit te një njeri

18:31 | 26/08/2025
25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë të gjitha dërgesat postare drejt SHBA-së

25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë të gjitha dërgesat postare drejt SHBA-së

18:16 | 26/08/2025
Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

17:30 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com