Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Meta vizitë në Malin e Zi: Forcojmë bashkëpunimin në të gjitha drejtimet

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Meta vizitë në Malin e Zi: Forcojmë bashkëpunimin në të gjitha drejtimet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku u prit me nderime të larta nga homologu i tij, Milo Gjukanoviç.

Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy delegacionet zhvilluan bisedime zyrtare. Në përfundim të bisedimeve, Presidenti Meta dhe Presidenti Gjukanoviç dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta tha ndër të tjera se bashkëpunimi Shqipëri-Mal i Zi do të forcohet në të gjitha drejtimet.

Deklarata e plotë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në konferencën për shtyp

I nderuar President i Malit të Zi,

I dashur Milo,

Jam i lumtur që këtë vizitë të parë zyrtare për vitin 2019, një vit me mjaft sfida për rajonin tonë, ta nis pikërisht këtu në Malin e Zi, një vend fqinj kaq miqësor me të cilin na lidh, jo vetëm gjeografia, historia, kultura, njerëzit dhe vlerat euro-atlantike, por sidomos e ardhmja e përbashkët dhe pa kthim pas.

Jam i lumtur ta nis këtë vizitë këtu, sepse Mali i Zi, prej mëse dy dekadash është një faktor i fuqishëm i stabilitetit të rajonit tonë dhe njëkohësisht i forcimit të perspektivës europiane dhe euro-atlantike të tij bazuar në radhë të parë te bashkëjetesa.

Sikurse evidentuam bashkë me Presidentin Gjukanoviç, Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë të gjitha motivet, arsyet, por edhe themelet mbi të cilat do të forcohet edhe më tej bashkëpunimi në të gjitha drejtimet.

Pavarësisht nga fakti që marrëdhëniet tona janë shembullore, jemi ende nën potencialin real të këtij bashkëpunimi, por kam besim se kjo do të vijë dhe gatishmëria e veçantë e Presidentit Gjukanoviç do t’i japë një shtysë të re të gjitha projekteve tona.

Autostrada Adriatiko-Joniane, po kështu projekti mjaft i rëndësishëm për lidhjen edhe të Malit të Zi përmes gazsjellësit që është duke përfunduar, pra të TAP-it, janë dy projekte madhore të cila së bashku me ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës dhe zonave rreth tij, të ujërave të tjera të përbashkëta, të Pikave të Kalimit Kufitar, ndërtimi i korridoreve rrugore, që i lidhin ato dhe shumë projekte të tjera ndërkufitare, si në kuadër të bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në kuadër të integrimit europian, do të sjellin një mundësi të shkëlqyer për t’u dhënë zgjidhje pengesave, që ende hasin qytetarët në të dy anët e kufirit, si në jetën e tyre të përditshme, ashtu edhe në planin e shkëmbimeve të natyrshme njerëzore, kulturore, tregtare, ekonomike apo për të zgjidhur edhe problemet mjedisore, që janë aq të rëndësishme për dy vendet tona që kanë një potencial të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm e sidomos për zhvillimin e turizmit.

Meta 1

Po kështu një temë mjaft e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit tonë ka të bëjë edhe ajo me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë.

Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian.

Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë.

Jam i lumtur që gjeta te Presidenti Gjukanoviç mirëkuptim dhe angazhim për një përkujdesje edhe më të madhe ndaj të drejtave të shqiptarëve, për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, traditave dhe identitetit të tyre, për përfaqësimin më përfshirës në nivel qendror dhe lokal, për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të zonave ku ata jetojnë, për mbështetjen e një integrimi më të mirë të tyre këtu në Malin e Zi.

Ashtu sikurse në Shqipëri ne do të vazhdojmë të kemi një angazhim edhe më të madh për respektimn dhe promovimin e të drejtave të pikacës malazeze, e cila është një pakicë shembullore në vendin tonë.

meta

Po kështu, e përgëzova Presidentin Gjukanoviç për përparimin e shkëlqyer të Malit të Zi në procesin e negociatave me BE-në dhe njëkohësisht për rolin mjaft pozitiv që luan si vend i ri anëtar i NATO-s dhe për të gjithë përkrahjen e axhendës së integrimeve në rajonin tonë.

Së shpejti në Tiranë ne do të organizojmë Samitin e Brdo-Brijunit, ku kontributi i Malit të Zi jam i sigurt, si gjithmonë, do të jetë i veçantë dhe shembullor dhe me këtë rast dua të shpreh edhe vlerësimet më të larta për mbështetjen që Mali i Zi i ka dhënë që në fillim pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj në të gjitha organizatat rajonale e më gjerë si një kontribut për forcimin e stabilitetit në rajonin tonë dhe përshpejtimin e të gjithë proceseve integruese në Ballkan.

Njëkohësisht ky është një vit i rëndësishëm për rajonin tonë edhe në drejtim të pritshmërive për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Dhe me këtë rast dua të theksoj rëndësinë që ky dialog me rezultatet e tij finale të forcojë dhe konsolidojë bashkëjetesën, jo vetëm midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe në Serbi, por bashkëjetesën në të gjithë rajonin tonë e sidomos të forcojë proceset integruese në të gjithë Ballkanin Perëndimor si e vetmja rrugë që ky rajon të ecë më me shpejtësi në rrugën e prosperitetit për të gjithë qytetarët tanë.

Edhe një herë dua të falënderoj Presidentin Gjukanoviç për angazhimin e tij të palëkundur në rrugën e dialogut, të forcimit të fqinjësisë sonë, të forcimit të paqes dhe të sigurisë në rajoni tonë dhe të proceseve integruese, sepse kjo është e vetmja rrugë për vendet tona, për popujt tanë dhe për rajoni tonë. Faleminderit!

TË LIDHURA

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit
Bota

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

10:49 | 24/06/2025
Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin
Bota

Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin

10:45 | 24/06/2025
“Teherani do tronditet”, ministri izraelit kërcënon pas shkeljes së armëpushimit
Bota

“Teherani do tronditet”, ministri izraelit kërcënon pas shkeljes së armëpushimit

10:30 | 24/06/2025
Next Post
Humbi në Kryesi, Salianji merr hak në këtë formë

Humbi në Kryesi, Salianji merr hak në këtë formë

FMN e shqetësuar: Tensionet tregtare ngadalësojnë rritjen ekonomike globale

FMN e shqetësuar: Tensionet tregtare ngadalësojnë rritjen ekonomike globale

Kadri Veseli kujton Rugovën: Ai besonte në dialogun politik për të ecur përpara

Kadri Veseli kujton Rugovën: Ai besonte në dialogun politik për të ecur përpara

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat
Showbizz

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

by mirseda
11:16 | 24/06/2025
0

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një moment pas një ndërhyrjeje mjekësore që ka...

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

10:49 | 24/06/2025
Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin

Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin

10:45 | 24/06/2025
“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

10:43 | 24/06/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

10:40 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com